
Më 2 nëntor vjen “Pëshpëritje ndër varret e mohuara”, në ish-kampin e përqendrimit në Tepelenë me fillim nga ora 14:00, shkruan KultPlus.
“Pëshpëritja” mbahet nga përfaqësuesit e të katër besimeve fetare në Shqipëri.
“Rreth 300 fëmijë mbetën viktima të diktaturës komuniste në kampin e internimit të Tepelenës. Atyre iu mohua edhe guri i varrit, ku në asnjë traditë nuk ndodhë kjo. Në kujtim të tyre, po ngrihet ky memorial. Le të jemi së bashku për të nderuar kujtimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Memo and Kujto.al, e organizojnë këtë event ndërsa më poshtë në video mund të shihni programin e plotë.
Ftesë – Përshpirtje ndër varret e mohuara, Ish-Kampi i Përqëndrimit, Tepelenë | kujto.al
KUJTO.AL, së bashku me MEMO, organizon:PËRSHPIRTJE NDËR VARRET E MOHUARAPërshpirtja mbahet nga përfaqësuesit e të 4 besimeve fetare në Shqipëri, në kujtim të 300 fëmijëve që mbetën viktima të diktaturës komuniste në Ish-Kampin e Përqëndrimit në TEPELENË. Ju ftojmë për të nderuar kujtimin e tyre, të premten, datë 2 NËNTOR 2018, ora 14:00. Për më shumë detaje rreth programit të ditës, ndiqni videon.
Posted by kujto.al – Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri on Monday, 29 October 2018