
Para dy ditësh ka filluar edicioni i 18 – të Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë.
Ky festival për tematik sivjet ka Luftën e Parë Botërore e krejt kjo me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Sonte me fillim nga ora 20:00 në kuadër të këtij festival vjen filmi “Frantz” – dramë, histori, në Cineplexx, shkruan KultPlus.
Hyrja do të jetë e lirë ndërsa rikujtojmë se Festivali organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
Festivali këtë vit do shtrihet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Graçanicë, dhe Mitrovicë.