Del për herë të parë në publik pas disa dekadash, piktura me vlerë 1.6 milionë dollarëshe

Del për herë të parë në publik pas disa dekadash, piktura me vlerë  1.6 milionë dollarëshe

Një pikturë e famshme, që u shit për 1.6 milionë dollarë, bëri paraqitjen e saj të parë publike pas shumë dekadash në ekspozitën ART X Lagos gjatë fundjavës.

“Tutu” e Ben Enwonwu, e konsideruar si “Mona Lisa afrikane”, mungoi për më shumë se 40 vite para se të kthehej në një apartament në Londër vitin e kaluar.

Ajo qëndroi e varur në një banesë për më shumë se 30 vite.

Herën e fundit që u shfaq në Nigeri, para se të shitej në shtëpinë e ankandit të Bonhams në Londër më parë këtë vit, ishte në 1975 në ambasadën italiane në Lagos.

Piktura është pjesë e tre veprave të artit të krijuara nga Enwonwu, gjatë luftës së përgjakshme civile të Nigerisë, e cila u zhduk menjëherë pasi u pikturua në vitin 1974.

“Tutu” përshkruan princeshën Ife Adetutu Ademiluyi, të cilën piktori e pa ndërsa po ecte në një fshat nigerian.

Dy pikturat e tjera të Ademiluyi nuk janë gjendur ende.