Hapet ekspozita e finalistëve “Artistët e së nesërmes”

Hapet ekspozita e finalistëve “Artistët e së nesërmes”

Cmimi “Artistët e së nesërmes” është themeluar në vitin 1989 prej kryetarit të çekise Vaclav Havel dhe është përkrahur prej Wendy Lauers.

Në Kosovë ka nisur prej vitit 2002, ndërsa prej vitin 2016 organizohet prej Qendrës së Artit Bashkëkohor- Stacion. Çmimi është pjesë e dhjetë çmimeve të tjera që ndahen për vendet e Evropës Juglindore dhe asaj Qëndrore. Qëllimi i tij është të mbështesë artistët e rinj dhe praktikën e tyre artistike.

Artisti finalist udhëton në New York për një rezidencë dy mujore, e përveç kësaj do ta ketë mundësinë të ketë takime të ndryshme, prezantime të punës, një ekspozitë në New York dhe një tjetër pas kthimit në Kosovë, në Stacion.

Prej procesit të përzgjedhjes që ka qenë në shtator, ka filluar puna e bashkëpunimit me artistë, sepse veprat që janë ekspozuar sonte, janë punime të reja të bëra enkas për ekspozitën. Veprat janë kuruar prej Albert Hetës, Vala Osmani dhe Donjeta Muratit, si asistente e procesit kuratorial.

I gjithë procesi është menduar të përcjell artistët drej zhvillimit të tyre dhe është në bashkëpunim të vazhdueshëm me ta, në mënyrë që ata të krijojnë një rol më të rëndësishëm në shoqëri, më shumë se proces teknik është proces përmbajtësor, që ata të mbrrijnë ta shtrijnë ndikimin e tyre në këtë shoqëri, tregon Donjeta Murati, asistente kuratoriale.

Altin Krasniqi  tregon që fletorja e borxheve të dyqanit të babait të tij e ka inspiruar në punimin e tij “Dyqani i pavarur tregtar”. Në fokus është lista e borxheve, si kanë funksionuar, raporti i krijuar, edhepse është fletore personale, në të njejtën kohë ka qasje kolektive. Përvoja personale shëndrrohet në përvojë shoqërore, ku dëshmohet periudha tranzicionale nëpër të cilën kemi kaluar për një kohë të shkurtër.

Sipas Qendresa Deda, në punën e saj ka shumë simbole universale të hapura për interpretim të ndryshëm, i drejtohen audiencës por paraprakisht ia kam parashtuar vetes. Ka provuar sikur edhe në punët e mëhershme të  kombinojë shkrimet e mia, me fotografitë dhe videot. Është e hapur për tu interpretuar prej audiencës, varësisht prej observuesit i cili mund edhe të ja parashtroj këto pyetje vetes apo vetëm ti përceptojë si pyetje retorike. Ambienti i performancës “Story of the stones” është një lloj teatri, një lloj shfaqje, sepse objektet janë prezente edhe realitet edhe video. Publiku ka hapësirë të ndihet edhe audiencë edhe personazh në të njejtën kohë.

Dion Zeqiri trajton problematikën ose dukurinë që disa hapësira urbane, me një mënyrë destinohen dhe projektohen, për një ide të caktuar, por me kohën ndryshojnë funksionin. “Kam vërejtur që disa hapësira të destinuara për të qenë parkingje, ndërsa fëmijët e kanë shëndrruar në park lojërash. Kështu ajo hapësirë ka fituar një lloj ambiguiteti, ku unë nuk e kam ditur nëse po shoh një park lojërash apo parking. Në punimin tim kam paraqitur një kunjë që haset nëpër parkingje, e në anën tjetër një luhajë fëmijësh, e cila nuk është as tamam e tillë sepse është shumë e shkurtër. Është një lloj mënyre lidhur me faktin se si ne e shohim objektin. Në rastin e kunjës së parkingut; nëse e shohim afër një parkingu ajo ka simbolizon një ndalesë, ndërsa në ekspozitë merr një kontekst tjetër, e njëjtë edhe luhaja. Prandaj edhe titulli i punimit është “Objekti është prezent kur mungon subjekti”, sepse në momentin kur objekti ka subjekt ,atëherë më nuk është objekt”.

Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 këtë vit përbëhet nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Erëmirë Krasniqi, studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo, Jelena Vesić, kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjëruese, Adrian Deva, artist dhe edukator arti dhe Amanda Parmer, drejtore e programit e Independent Curators International (ICI), Nju Jork, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018.

Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 do të shpallet më 5 dhjetor 2018 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2018.