Në Nju Jork premierë dokumentari i Aretha Franklin

Në Nju Jork premierë dokumentari i Aretha Franklin

Pasi mori kohe rreth 46 vitesh, , është realizuar dokumentari i Aretha Franklin i titulluar “Amazing Grace”, i cili do të shfaqet premierë në New York.

Filmi u xhirua nga regjisori Sydney Pollak në vitin 1972, por mbeti për dekada pa marrë formën finale.

Tashmë filmi me të njëjtin titull me albumin e famshëm, të Franklin, do të ketë debutimin e tij final në festivalin e filmit DOC NYC më 12 nëntor.

Filmi u regjistrua për vetëm dy netë në Kishën Baptiste në Los Angeles, kur Franklin regjistroi albumin e saj, Amaizing Grace.

Problemet lindën që në nisjen pasi redaktimi rezultoi thuajse i pamundur pasi regjisori nuk arriti të sinkronizonte zërin. Vetëm në vitin 2007 producenti Alan Elliott arriti të merrte të drejtat e transmetimit ndërsa formoi një ekip, që ia doli të ndërtonte filmin dokumentar, që përfundoi në vitin 2011.

“Amaizing Grace është zemra dhe shpirti i Aretha Franklin”, deklaroi të hënën mbesa e këngëtares Sabrina Owens duke shtuar se adhuruesit e saj duhet ta shohin këtë film që është aq i pastër dhe i gëzueshëm, filimi do të shfaqet këtë javë në Los Angelos dhe New York.