Më i lakmuari nga çmimet letrare në botën frankofone iu dha këtij romancieri 40-vjeçar në raundin e katërt të votimit me gjashtë vota pro dhe katër kundër përballë Paul Greveilac që konkurronte me librin “Maîtres et esclaves” (Pronarë dhe skllevër), një tregim madhështor mbi Kinën e kuqe, transmeton Atsh.

Libri deri tani është shitur në 40 mijë ekzemplarë, por botuesi shprehet se ka porositur shtypjen e 50 mijë ekzemplarëve të tjerë.