
Ennio Morricone vazhdon të ketë një qëndrim të përzier lidhur me regjisorin Quentin Tarantino me të cilin kishte bashkëpunuar për filmin “The Hateful Eight” dhe kishte fituar një ‘Academy Award’.
Në një intervistë për Playboy gjerman, Morricone iu referua Tarantinos si ‘idiot’ filmat e të cilit janë mbeturina.
“Ai njeri është idiot,” tha Morricone. “Ai vetëm vjedh prej të tjerëve dhe i mbledh në një vend. Nuk ka asgjë origjinale. Ai nuk është as regjisor. Nuk krahasohet me regjisorët si John Huston, Alfred Hitchcock or Billy Wilder. Ata ishin të mëdhenjë. Tarantino vetëm risjell gjëra të bëra më parë” ka raportuar indiewire.com
Ai vazhdoi duke thënë që nuk është adhurues i filmave të Tarantino, duke i quajtur mbeturina.
Tarantino ishte prezent kur Morricone mori një yll në Hollywood Walk of Fame në Shkurt 2016.
Si duket arsyeja e problemit rrjedh prej marrëdhënies së tyre të punës: “Ai thirr pa paralajmrim dhe dëshiron të ketë të përfunduar punën për disa ditë, edhe kur është e pamundur. Kjo gjë më ka [mendur!” tha Morricone.