Filmi “Kthimi” pjesë e International Film Festival Mannheim – Heidelberg në Gjermani

“Kthimi” i Kastriot Abdylit pjesë i edicionit të 67-të të International Film Festival Mannheim – Heidelberg në Gjermani

Filmi “Kthimi” pjesë e International Film Festival Mannheim – Heidelberg në Gjermani

Pas premierës botërore ne Oldenburg International Film Festival në Gjermani dhe Calgary European Film Festival, filmi “Kthimi” me regji të Kastriot Abdylit do të prezantohet edhe në edicionin e 67-të të International Film Festival Mannheim-Heidelberg në Gjermani, i cili mbahet nga data 15-25 nëntor, shkruan KultPlus.

Filmi do të shfaqet në 5 termine dhe atë dy në qytetin e Mannheimit me datë 16 dhe 18 nëntor si dhe në qytetin e Heidelberg në tre termine 15, 17 dhe 19 nëntor.

Shfaqja e filmit, njëherësh është edhe një mundësi e mirë për komunitetin shqiptar në këto dy qytete për ta parë një film shqiptar.

Në filmin “Kthimi” trajtohet migrimin si fenomen te shqiptarët, si dhe kontradiktave që sjellë integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare, ku vë në pah peshën e besës dhe nderin e femrës shqiptare.

Regjisor dhe skenaristi i filmit “Kthimi” është Kastriot Abdylit, ko-skenarist Isa Qosja, Drejtor Fotografie Vlatko Samoilovski, montazha Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, Kostumograf Izaet Curri, Skenograf Zeni Ballazhi.

Ndërsa filmi vjen i jetësuar nga aktorët: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi, Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Muqbajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.

“Kthimi” është bashkëprodhim i Agjencionit të Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe është realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë.