U hap mbrëmë ekspozita dhe festa e shkrimtarëve ‘Hijet e Bardha’ në Galerinë Qahili

U hap mbrëmë ekspozita dhe festa e shkrimtarëve ‘Hijet e Bardha’ në Galerinë Qahili

Në Galerinë Qahili në kryeqytet, mbrëmë mbi 60 poezi gjetën audiencën e tyre në kuadër të “Hijet e Bardha”, një projekt mes kësaj Galeria dhe OJQ Etea që mblodhi rreth vetes shkrimtarë e poetë të rinj e më të njohur për një garë të poezive e cila pati fillimin mbrëmë e do të vazhdojë deri në mesin e dhjetorit.

Emrat si Tinka Kurti, Sibel Halimi, Era Maliqi, Ilire Zajmi, Endrit Krasniqi, Debora Deva, Donart Rexhbogaj, Donika Sopa, Musa Ramadani, Nora Canolli, Radije Hoxha e të tjerë shkrimtarë patën poezitë e tyre në muret e Galerisë Qahili, shkruan Kultplus.

Të pranishmit në hapjen e ekspozitës, por edhe në ditët në vazhdim, do të duhet të votojnë për poezinë e tyre të preferuar e cila në fund do të jetë fituese. Një performancë e një poezie të çuditshme e nisi mbrëmjen, që doli të jetë një inskenim i tmerrshëm.

Agon Ahmeti nga ETEA tregoi ideja e kësaj performance tregoi më shumë për antivlerën në shoqërinë tonë.

“Ne së bashku, si komunitet artistësh e aktivistësh, fundja edhe si shoqëri në përgjithësi nuk duhet të qëndrojmë indiferent ndaj antivlerës, sepse kjo e fundit është duke e ngulfatur vlerën, sidomos artistike. Kemi shumë artistë, shumë prej të cilëve sot gjenden këtu, arti i të cilëve nuk arrin të dalë në pah, për shkak të mbizotërimit të antivlerës, sidomos në masmedia e kjo vlen për të gjithë fushat e artit” tregon ai.


Erza Kurti dhe Durim Xhema i uruan mirëseardhje të gjithë të pranishmëve në ekspozitën me poezitë, secila më e veçantë se tjetra, e disa më të dalluara kësisoj edhe më të votuara.

Hijet e Bardha janë një metaforë për ta përshkruar botën e artit si diçka të dlirë, të pastër dhe madhështore. Vet hija është gjigante, është një iluzion që nuk është asjnëherë e njejtë. Edhe pse Hijet e Bardha nuk i shohim ato janë gjithkund. Mu për këtë arsyje veprat e artit, shkrimet e poezitë përmbajnë një sharm dhe e mahnisin publikun.

Poezia fituese në fund do të shpërblehet me një punim nga Fondi i Galerisë Qahili dhe me tre libra nga ETEA. Poezia do të dihet në mbyllje të ekspozitës kur edhe do të mbahet një panel diskutimi.