“Holy boom” portretizon jetën e një emigranteje shqiptare shpërblehet në Spanjë

Regjisorja greke Maria Lafi, në filmin e saj që trajton jetën e një emigranteje shqiptare në Greqi, ka marrë çmimin “Best Feature Film” në Zaragzona Internacional Film Festival në Spanjë.
Aktorja shqiptare Luli Bitri luan në filmin grek “Holy boom”. Luli Bitri luan rolin e një gruaje shqiptare, e cila është emigrante ilegale në Greqi. Jeta e saj, bashkë me të foshnjës, do të marrë tjetër drejtim, kur i shoqi i ndahet aksidentalisht nga jeta. Teksa i duhet që të kthejë trupin e burrit në shtëpi, nis të përballet me policinë, paragjykimet, por edhe me racizmin në Greqi, shkruan Kultplus.
Premiera botërore e “Holy boom” u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë (TIFF)