Këngët e reja të David Bowie i cili nuk arriti t’i publikonte sa ishte gjallë, do të jenë pjesë e një albumi të ri që do të lansohet më 21 tetor të këtij viti.
Versionet nga studioja të këngës “No Plan”, “Killing a Little Time”, dhe “When I Met You”, do të t’i servohen publikut për herë të parë, njofton KultPlus.
Këto këngë janë realizim i Bowie dhe bashkëpunëtorit të tij të kamotshëm, Tony Visconti.
Në janar të këtij viti, ai vdiq nga një sëmundje e rëndë./Insajderi.com