335,385 persona vizitojnë kinemanë Cineplexx gjatë vitit 2018

335,385 persona vizitojnë kinemanë Cineplexx gjatë vitit 2018

Cineplexx, kinemaja e cila shfaq filma me teknologji  të sofistikuar, ka pasur një vit të bujshëm pasi është vizituar nga 335,385 vizitorë, përmes një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka falendëruar të gjithë ata që e vizituan.

Kinemaja ‘Cineplexx’  është ndër kinematë  botërore e cila është zgjeruar në rajon, ku në Kosovë u pozicionua në vitin 2016 në Albi Mall në Prishtinë.

335,385 herë faleminderit të gjithë juve që na vizituat gjatë vitit 2018. ❤️

Posted by Cineplexx Kosovo on Friday, 4 January 2019

Në  gjashtë sallat e saj vazhdon të sjellë filmat më të rinj dhe më të vlerësuar të kinematografisë, shqiptare dhe asaj botërore, veçmas asaj amerikane/Insajderi.com