Intervistë me Agon Nimanin - maestron e dronëve

Nën vëzhgimin e dronëve

Që prej daljes në treg të dronëve, fotografia dhe video më nuk është e njejtë. Imazhet që jemi mësuar t’i shohim para dronëve, tashmë duken klasike dhe që i përkasin të kaluarës. Bahkë me dronët, erdhi edhe fotografia dhe video 360 shkallë duke i dhënë përfundimisht tjetër kuptim imazhit. Profesori i dizajnit në Universitetin Amerikan të Kosovës, Agon Nimani, është ndoshta fotografi që mund të flas më së miri për këtë zhvillim të teknologjisë në fotografi dhe video.

Nën vëzhgimin e dronëve

Dikur është dashur të kesh një helikopter për të xhiruar nga lart. Sot të mjafton një dron. Mund të jemi magjepsur me fotografinë panoramë por fotografia 360 shkallë është një tjetër eksperiencë në vete. Krjet kjo e ka ndryshuar komplet botën e fotografisë dhe videos.

Agon Nimani, profesor i dizjanit, është fotografi që ka ndjekur hap pas hapi këtë teknologji duke realizuar qindra fotografi e video me dronë dhe 360 shkallë.

Këtë verë, Nimani ka realizuar një sërë fotografish dhe videosh në këtë format, dhe në një intervistë për Insajderin, rrëfen për evolimin fotografisë dhe bukuritë e natyrës shqiptare.

agno

Insajderi: Si e gjete veten “të dashuruar” në dronë dhe fotografi e video 360 shkallë?

Nimani: Unë, merrem që një kohë të gjatë me video dhe fotografi edhe me dronë po ashtu qe katër vite, ndërsa kohëve të fundit në treg ka dalë një trend i ri për të bërë fotografi dhe video 360 shkallë. Herën e parë kur kam realizuarvideo 360 shkallë, ka qenë një reklamë që e kam bërë për një kompani private amerikane, në vitin e kaluar. Menjëherë pas kësaj kam filluartë bëjë fotografi 360 shkallë dhe pas asaj kam kaluar në fotografi me drona 360 shkallë, për arsye se për të bërë fotografi 360 shkallë ka kamera speciale të cilat i krijojnë prej tokës, mirëpo me dronë është më e komplikuar dhe është një trend i ri, ku kanë dalë disa programe dhe duhet që të kalojë nëpër shumë duar për tu arritur realizimin e fotografive 360 shkallë.

Insajderi: Qysh arrihet realizimi i kësaj fotografie?

Nimani: Është një person i cili e ka krijuar mundësinë që përmes një programi, fotografitë e shumta të kordinuara të cilat i bënë, mundesh mi bashkupër të krijuar fotografi panoramike e cila shihet në 360 shkallë. Personi i cili a ka krijuar atë program e ka lënë atë “free”, me anë të të cilit bëhen 19 fotografi në mënyrë automatikepërmes dronit nga të gjitha këndet, ku pastaj ato imazhe me dy programe tjera të cilat janë të posaçme për me i kap ato imazhe, ato kapen dhe perpunohen e më pas përgatiten për ueb. Për momentin ekzistojne vetëm disa platforma të veçanta të cilat e mundësojnë publikimin e video/fotografive 360 shkallë, ku përfshihen Facebook-u dhe Youtube. Së pari këtë mundësi e ka pas YouTube, ku edhe kam publikuar klipin e parë shqiptar në 360 shkallë të realizuar për grupin “Asgjë sikur dielli”. Pas kësaj ka dalë mundësia e realizimit të fotografisë me dronë në 360 shkallë. Ky është trendii fundit, që ka vetëm pak muaj dhe shumë pak njerëz din ta realizojnë, jo vetëm në Kosovë por edhe në botë.

 

360shkalle

Screenshot nga fotografia 360 shakllë – Jale – Agon Nimani

Insajderi: A mendon që kjo formë është revolucionare në fotografi?

Nimani: Po definitivisht. Google ka kohë që i përdorë fotot 360 shkallë të bëra nga toka, (street view) dhe qe një kohë të gjatë besojë që shumë njerëz i kanë parë. Poashtu, edhe në hotelieri dhe prezantime tjera është përdorur mjaft këto dy vitet e fundit, mirëpo fotogafia360 shkallë me dronë ka qenë e pamundur, e prej që është lansuar ky model i paraqitjes së vendeve, e ka ngritur fotografinë në një nivel krejt tjetër. Njerëzit që i kanë parë fotografitë 360 shkallë, gjithmonë fascionohen edhe ju pëlqen tej mase që vet mund të zgjedhin se çfarë të shohin aty sikurse të ishin prezent aty fizikisht.
Insajderi: A e sheh këtë lloj të fotografisë si ndryshim edhe në formën e marketingut në secilën fushë?

Nimani: Para një jave kam qenë në një festival ndërkombëtar të dronave në Bullgari, në të cilin kanë marrë pjesë kinematograf nga e gjithë bota, ku videoja që e kam bërë për autostradën e Kosovës për të reklamuar vendin tonë hyri në finale. Të gjitha videot e prezantuara aty kanë qenë të realizuara nga profesionistët të cilët kanë realizuar video nga ajri për të reklamuar bukuritë natyrore të vendeve të tyre. Kjo është një tregues se droni ka ndryshur edhe marketingun dhe formën e tij. Qe një vit e gjysmë jam duke mbledhur material, të të gjitha stinëve edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë, që ta promovojë turizmin edhe trashëgiminë kulturore të Kosovës edhe të Shqipërisë. Është punë vetanake, nuk po merrem me ndonjë kompani apo shtetin, jam duke dashur ta promovoj turizmin edhe trashëgiminë kulturore në fotografi 360 shkallë.
 

 

 

 

 

droni

Screenshot – Sheshi “Nëna Tereze” 360 shkallë – Agon Nimani – Facebook

Insajderi: Si ke munduar ta distribuosh këtë projekt, duke pasur parasysh faktin se këto fotografi nuk mund të publikohen në format tradicionale?

Nimani: Unë i kam planifikuardisa forma shumë interesante tëshfaqjes së këtij projekti në vendet e huaja,duke përdorur teknologjinë më të avancuar të kohës, mirëpo do t’i bëjë publike kur të vijë koha. Poashtu, publikimi do të bëhet edhe online në platformat më të njohura ku mundet me i pa e gjithë bota.

Insajderi: Kur ka me qenë i përfunduar ky projekt?

Nimani: Mendoj se do të dal në vitin e ardhshëm. Si dokumentim jemi duke i bërë fotografi krejt vendeve kryesore të Kosovës në 360 shkallë, ku po thuajse shumica janë gati por që nuk do t’i publikoj të gjitha, ndërsa si video 360 shkallë do të vijnënëvitin e ardhshëm. Për momentin formati 360 shkallë përkrahet vetëm nga YouTube, Facebook dhe disa platforma jo shumë të njohura. YouTube përkrah video formatet, kurse Facebook video dhe fotografi.
Mendoj që në çdo uebsajt do të aplikohet së shpejti.Tani vetëm kanë filluar të prodhohen edhe shumë kamera të cilat fotografojnë 360 shkallë e qëkanëçmime të kapshme për shumicën.

Insajderi: Fotografët në Kosovë a janë në hap me këtë teknologji?

Nimani:Ka fotograf shumë të mirë në Kosovë që është shumë e rëndësishme, mirëpo pjesa dërmuese e tyre nuk e ndjekin teknologjinë, por tregun lokal.

 

agonii

Little Planet – Një tjetër format i fotografisë që e përdorë Nimani.

Insajderi: Si e komenton ndalimin e dronit nëpër vende të caktuara në Kosovë?

Nimani: Është shumë një gjë e mirë ndalimi i dronit. Duhet me marr leje se çka po dëshiron me xhiru, pa marrë parasysh se çfarëështë ajo – objekt privat, institucion qeveritur apo stadium me plotë njerëz. Droni nuk është lodër, aksidentet mund të jenë fatale,prandaj atë duhet t’a pilotojnë njerëz që kanë eksperiencë dhe që janë profesionistë të kësaj fushe. Ka shumë vende nëpër botë ku është e ndaluar fluturimi i dronit si në Turqi, Francë e shumëvende tjera. Madje dënimi është shumë i madh nëse e lshon dronin pa leje të aviacionit, e poashtu edhe në Kosovë.

Insajderi: Si e ka ndikuar droni në evolimin e fotografisë?

Nimani: Ka ndikuar shumë. Para disa vitesh kur nuk kishte drona komercial dhe punoja në fotografimin dhe incizimin e autostradave të Kosovës, fotografi është dashur të hypi në helikopter të KFOR-it për të bërë fotografi nga ajri. Kjo ka qenë shumë e kushtueshme, por pasi që janë lansuar dronat ka qenë shumë më e thjeshtë. Sivjet në kuadër tëDokuFest-it kemi pasur një punëtori të mundësuar nga RIT Kosovo të udhëhequr nga unë, ku ju kemi mundësuar pjesëmarrësve me bo fotografi me drona dhe e kam parë që edhe kendvështrimi i njerëzve dhe adhuruesve të fotografisë për fotografinë, ka ndryshuar komplet./Insajderi.com