Angelina Jolie dhe Lady Gaga konkurrente për rolin e Kleopatrës.

Angelina Jolie dhe Lady Gaga konkurrente për rolin e Kleopatrës.

Lady Gaga dhe Angelina Jolie janë përfshirë në një garë për rolin e Kleopatrës. Dy yjet e njohura konkurrojnë për një prej roleve më të mëdha në karrierën e tyre në filmin me buxhet shumë të madh.

Aktorja fituese e Oscarit, 43-vjeçarja Jolie, ka qenë në bisedime qe disa muaj me producentët e Sonyt për të luajtur në ribërjen e filmit nga viti 1963, në të cilin rolin kryesor e ka luajtur Elizabeth Taylor.

Mirëpo, këngëtarja, e cila po ngritet shpejt në industrinë filmike është përfshirë në garë për të debutuar në një rol të madh kryesor.

Pas suksesit me filmin “A Star Is Born”, Gaga mund të jetë konkurrente edhe për çmimin Oscar në muajin e ardhshëm.

“Kleopatra është njohur si mbretëresha e Nilit, ndërsa pikërisht me rolin e saj në vitin 1963, Elizabeth Taylor e rrënjosi veten si mbretëresha e Hollywoodit”.