
INTENT New Theatre në bashkëpunim me Fondacionin Shtatëmbëdhjetë sjellë projektimin e radhës.
Portreti i ashpër i Arthur Miller mbi shoqërinë Amerikane ringjallet nga regjisori Howard Davies përmes një skenografije intriguese dhe performance të detalizuar.
Produkcioni i kapur nga Digital Theatre, drejtpërdrejtë në teatrin Apollo të Londrës është pritur me brohoritje nga kritika teatrale dhe është vlerësuar si ‘produkcion i fuqishëm i Miller, hiç më pak se që meriton kjo vepër’.(Henry Hitchings, Evening Standard)
Shfaqja kryesohet nga David Suchet në rolin e Joe Keller dhe Zoë Wanamaker si Kate Keller, me ndihmën e Stephen Campbell Moore dhe Jemima Rooper.
Përmbanë gjuhë ofenduese, dhunë dhe ndriçim të ndezur.