Një vit pas tentativës së dështuar për ta zhbërë Gjykatën Speciale InDoks ka transmetuar dokumentarin “Drama Speciale”Kë do ta marrë kjo gjykatë? Kë do ta dënoi ajo? Kush do ti shpëtoj edhe një herë drejtësisë ndërkombëtare, e kush do të përballet me të për të disfatën herë? Dhe pyetja një milionë dollarëshë: A do të gjykohet Hashim Thaçi në Hagë?
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ishte më i ashpër se kurrë. Po fliste për natën e 22 dhjetori 2017. Saktë një vit më parë disa deputetë shqiptarë me direktivat e Presidentit Hashim Thaçi tentuan të rrëzonin Gjykatën Speciale. Ta kontrabandonin një ligj për këtë.
Kuvendi i Kosovës dështoi. Hashim Thaçi i la në lloç. Gjykata Speciale nuk u shfuqizua. Ajo po fuqizohet tash.
InDoks pikërisht në shënimin e kësaj tentative të dështuar kundër Speciales pati transmetuar në këtë dokumentar 50 minutësh.“Drama Special” është një histori përtej rrëfimit se çka ndodhi atë natë. Është një dokumentar për atë se çka do të ndodh tash me Dhomat e Specializuara të gjyqësorit kosovar të zhvendosura në Hagë.
Flasin njerëz me funksionet më të rëndësishme në gjyqin ushtarak të UÇK-së. Ata që u përballen me drejtësinë ndërkombëtare. Deputetë. Gazetarë e avokatë.
Dokumentari i plotë, këtu!
Kë do ta marrë kjo gjykatë? Kë do ta dënoi ajo? Kush do ti shpëtoj edhe një herë drejtësisë ndërkombëtare, e kush do të përballet me të për të disfatën herë? Dhe pyetja një milionë dollarëshë: A do të gjykohet Hashim Thaçi në Hagë?
Një gjë mbetet e sigurt. Kur të nisin gjykimet e para, kjo gjykatë do të jetë një dramë speciale.
Raporti i injoruar i DickMartyt
Dhjetor i viti 2010. Këtu nisi ajo që tashmë njihet si Gjykata Speciale. Nga ky zviceran, anëtarë i Këshillit te Evropës. Askush nuk e morri shumë seriozisht. Hashim Thaçi, si personazhi kryesor negativ i këtij i raporti do të paralajmëronte një padi, që kurrë më nuk e bëri.
Raporti i Martyt nuk do të shqyrtohej me seriozitet. Kundër tij u bënë disa karikatura që qarkullonin blogjeve e rrjeteve sociale. Por derisa shqiptaret talleshin me figurën e tij, Këshilli i Evropës me pak ndryshime do ta miratonte këtë raport që akuzonte UÇK-në deri në trafikim me qenie njerëzor dhe krime tjera makabre.
Me gjithë injorimet, Milaim Zeka, ky deputet dhe ish-gazetar thotë se e kishte nuhatur herët rrezikun.
“Kur kemi fol pas publikimit të raportit të DickMartyt, dhe i kam fol presidentit Hashim Thaçi, se jemi në rrezik si shtet, se DickMarti, i ka zbuluar burgjet e Guantanamos, dhe këta nuk e kanë marrë seriozisht DickMartyn. Tash po del e vërteta që raporti i tij ka qenë shumë serioz. Po del e vërteta që edhe njerëz të pafajshëm do të dëmtohen shumë. Por, e vërteta më tragjike po del që faji i politikës është që pse ne nuk e kemi ngrit një gjykatë tonën, qoftë formale siç e ka ngrit Serbia”, thotë për InDoksMilaim Zeka.
Ai rrëfen edhe natën kritike kur u tentua të rrëzohet kjo Gjykatë e themeluar nga shteti i Kosovës. Thotë që ia morën nëshkrimin për ta bërë një amandament të ligjit për Gjykatën Speciale që kjo gjykatë “të mos i ndjek vetëm pjesatërt e UÇK-së, por të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë”.
Më vonë ai e kishte tërhequr nënsshkimin në ligjin për rrëzimin e Speciales.
Dokumentari i plotë, këtu!
Edhe Gazetari Vehbi Kajtazi e kujton atë natë dhe një hile që ishte tentuar të behej nga Presidenti Thaçi.
“Po unë mendoj që ky tentimi i vjetshëm i 22 dhjetori ne fakt do ta u rendoj gjendjen të akuzuarve të mundshme që do të shkojnë në Hagë. Po ashtu mendoj që është një lloj konfirmimi se këta një mend kanë frikë prej kësaj Gjykate jo prej ekzistencës e saj por çka do të dalë nga hetimi I saj, dhe këtë mënyrë kanë provuar me ndalu me stopuar punën e saj për të shpëtuar drejtësisë kjo ka qenë iniciativë e Thaçit dhe ka shkuar deri në atë pikë se pas presionin ndërkombëtar është anuluar, ne kemi raportuar vjet kemi parë një hile se Thaçi këtë e ka bërë për pazare personale , ne ligjin për shfuqizim të Gjykatës Speciale në nenin e fundit ku shkruan se kur hyn ligji ne fuqi Thaçi ka insistuar që hyrja ne fuqi të jetë ditën e nënshkrimit nga presidentin që ka pasur afat 8 ditë e ky brenda 8 ditëve me pas mundësinë ta negocio për veten apo diçka tjetër nëse do të kishte marrë garanci se nuk do të akuzonte ta kthente ligjin mos ta nënshkruante por ka pasur insistim në atë kohë të Biall Sherifit që ligji të hyjë në fuqi ditën e miratimit në kuvend me nen të veçantë është specifikuar mos me I lënë mundësi Thaçit për të negociuar, me manovru edhe kjo ka qene njëra ndër pikat që nuk e ka marrë mbështetjen e Nismës se Kosovës në atë kohë”, thotë Kajtazi.
Por, ky tentim për anulim ishte i vonë. Nuk u reagua kur u bë raporti i DickMartyt. Vite më vonë, ky raport i injoruar do ta prodhonte Gjykatën Speciale. Viti 2019 pritet që të jetë viti kur do të ngritën aktakuzat e para nga kjo gjykatë, derisa tashmë ftesat për liderë të UCK-së veçse kanë ardhur. RrustemMustafa, Sami Lushtaku, NazifMehmeti, Remzi Shala, SafetSyla, Sokol Dobruna dhe Sebahajdin Cena dihet tashmë publikisht që janë ftuar nga kjo gjykatë. Edhe sa ftesa kanë ardhur e që nuk janë bërë publike?
Sokol Dobruna që ka udhëhequr atë që njihet si Gjykata e UÇK-së, rrëfen për InDoks se çka foli me hetuesit e Gjyktës Speciale. E morën në pyetje për mbi 16 orë. E kishin lodhur këtë avokat në moshë. A sa kishte filluar ta humbiste fillin, derisa avokati i tij i tregoi në një moment se hetuesit po konstatonin diçka të papranueshme. Si reagoi ai?
“Vetëm një moment kur por hetuesi ka dashtë me barazu luftën e UÇK-së me ushtrinë e Serbisë për krimet çka janë kryer ne Kosovë gjer me tani me ato që janë të vërtetuar 1000 e 100 herë që janë të përcaktuar të Serbisë me krime të rënda krime kundër njerëzimi aty ka gjenocid gjithçka ka ndodhë”, thotë Dobruna.
Edhe pse tregon që kohën e fundit po vuan nga harresa, thotë që ka vërejtur një tendencë të hetuesve ndërkombëtarë që ta drejtojnë gishtin e fajësisë kah Gjykata që ai e drejtoi.
“Rreth gjykatës së UÇK, sa kom përshtypje unë kanë dashtë të nxjerrin përgjegjësinë objektive të gjykatës edhe pastajme gjyku atë por gjatë tërë kohës ju kom thonë se ne përgjegjësi nuk kemi pasur për vrasjet qe janë bere apo burgjet. Për burgjet i fraktetun me qëllim të shohim a po i përmbahen rregullave të luftës edhe me të burgosur si po sillen po edhe i kemi çu gjykata ka pasur udhëzime administrative se si duhet të sillemi me një të burgosur s’guxojnë me i tejkaluar kompetencat e veta”, thotë ai.
Kanë kaluar mbi dy dekada nga koha kur supozohet që kanë ndodhur krimet që do ti gjykojnë Dhomat e Specializuar në Hagë. Dhe gati një dekadë që kur u publikua Raporti i DickMartyt që e ndezi këtë gjykatë.
Dokumentari i plotë, këtu!
“Një ekip i prokurorëve dhe hetuesve ndërkombëtarë në misionin e EULEX të ngarkuar për të hetuar pretendimet për trajtim çnjerëzor, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me rastet e mundshme të organeve trafikimit, kanë bërë disa përparime, veçanërisht në drejtim të vërtetimit të ekzistencës së paraburgimit të fshehtë të UÇK-së objekte në Shqipërinë e veriut, ku dyshohet gjithashtu se janë kryer edhe vrasjet. Megjithatë, hetimet deri më tani janë penguar nga mungesa e bashkëpunimit nga ana e autoriteteve shqiptare”, konstaton në raportin e ti Marty, që u bë i famshëm kur i zbuloi burgjet sekrete të torturës në Evropë të krijuar nga CIA amerikane.
Ai i gjeti burgjet e CIA-së, por pse u vë në dyshim kur po fliste për UÇK-në?
InDoks ka kontaktuar Prokurorinë dhe përgjegjësit për komunikim në Gjykatën Speciale, dhe ata pashmangshëm e përmendin këtë raport.
“Zyra e Prokurorit Special është duke e kryer hetimin më gjithëpërfshirës të mundshëm të të gjitha dyshimeve të përmendura në raportin për trajtim çnjerëzor dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë, të publikuar nga Këshillit të Evropian”, thotë ChristopherBennet, një zëdhënës në Prokurori në Hagë.
“Kemi gjetur se “Grupi i Drenicës” kishte si drejtues të saj – ose siç e përdorë krimi i organizuar, “shefin”, që është një personaliteti ndërkombëtarësh i njohur i UÇK-së, Hashim Thaçi… Në raportet sekrete që mbulojnë më shumë se një dekadë, agjencitë e dedikuara për luftimin e drogës në të paktën pesë vende kanë përmendur emëruar Hashim Thaçin dhe anëtarët e tjerë të “Grupit të Drenicës” që janë ata që janë duke ushtruar kontroll të dhunshëm mbi tregtinë e heroinës”, thuhet në raportin e Martyt.
Por, ky raport tenton të bëjë edhe një ndërlidhje të rrezikshme, ne mes të trafikimit të supozuar të organeve në të ashtu-quajturën Shtëpia e Verdhë, dhe rastit “Medicus”- një proces gjyqësor po për trafikim ndërkombëtarë të organeve.
“Duke kuptuar se si këto krime kanë ardhur në një formë tjetër të çnjerëzimit, domethënë të dhunshëm nxjerrjen e organeve njerëzore për qëllime trafikimi, ne kemi identifikuar një tjetër personalitet të UÇK-së i cili duket se i përket bashkëpjesëmarrësve kryesorë: ShaipMuja”, konstaton Marty.
Ai në raportin e tij tutje thotë se “aktiviteti kriminal i cili u zhvillua në dobi të kaosit që mbizotëron në rajon, me iniciativën e udhëheqësve të UÇK-së të lidhura me krimin e organizuar, ka vazhduar, megjithëse në forma të tjera, siç demonstrohet nga një hetim i EULEX në lidhje me klinikën “Medicus” në Prishtinë”.
Marty kujdeset që edhe një herë në raportin e tij ta lidh Shtëpinë e Verdh me “Medicusin”, kur e lavdëron EULEX-n dhe thotë se “Përpjekjet e tyre kanë filluar të japin rezultate të prekshme, veçanërisht në lidhje me rastet e kampit të ndalimit në Kukës dhe Klinikën “Medicus” në Prishtinë”.
ShaipMuja që kishte qenë i afërt me Thaçin dhe deputet i PDK-së më vonë, pranon që ka qenë në hapjen solemne të klinikës “Medicus”, dhe shumë më shumë. Si dëshmitar i këtij procesi gjyqësor ai madje për interes të LutfiDërvishit, një herë i shpallur fajtor për transplantim organesh, kishte kontakuar me vetë ministrinë e Shëndetësisë, AlushGashi, për një licencë për interes të “Medicus”.
Raporti i Martyt duket që do ta ndjek gjatë Hashim Thaçin dhe miqtë e tij. Vite më vonë, pas këtij raporti, ishte vetë Hashim Thaçi që do të shtynte përpara agjendën për krijimin e Gjykatës Speciale. E kritikuan ish-bashkëluftëtarët, kryesisht liderë të shoqatës së Veteranëve të UÇK-së.
Gjykata tashmë është një fakt. Si e sheh atë ky avokat me shumë përvojë edhe si prokuror, TahirRrecaj. Ai pret që se shpejti të jemi dëshmitarë të gjykimeve në Hagë.
“Unë besoj që në tre mujorin e parë pas 2019 mund të filloj ngritja e aktakuzës , specialja ka grumbulluar mjaft informata dhe ka dëgjuar mjaft dëshmitarë dhe tani dëgjon edhe persona në cilësi të ndryshëm dhe është në autoritetin e prokurorit special që të vendos nëse ka bazë për ngritjen e aktakuzës apo do ta pushojë hetimit , këto janë mundësitë dhe kompetencat që i ka prokurori.
Ta ngritë aktakuzën nëse gjatë grumbullimit ka prova të mjaftueshëm të cilët kanë mbeshtetje të dyshimtë ose vlerëson që nuk ka arrit të sigurojë prova të mjaftueshëm dh eta pushojë hetimit, dhe besoj se kjo do të ndodhe në raport me disa persona”, thotë ai.
E kolegu i tij, avokati Artan Çerkini kur flet për Gjykatën Special ri-kujton edhe një herë lidhjen e saj me raportin e DickMartyt, raport që e lidh UÇK-në me krime makabre. Edhe Hashim Thaçin.
Dokumentari i plotë, këtu!
“Kjo mbetet të shihet ne i kemi pasur këto trupa gjykues të përbëre nga gjyqtarë ndërkombëtar të cilët në të shumtën e rasteve kanë edhe vendime pafajësie ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na mbete të shpresojmë që është në gjykatën speciale do të zbatohet të drejtat gjykimit të pa anshëm . Po thjesht kjo mbetet të shihet po sa i përket raporti të DikMartiti i njëjti është i përfshire edhe në ligjin për gjykatën speciale por mos të harrojmë se raporti të Këshillit të Evropës jep vetëm kornizat bazike për disa hetime ndërsa ne fakt varet prej hetimeve që i ka bërë prokuroria se a ka pasur mundësi të gjeje prova me anë të cilat mund te inkriminohen ndonjë zyrtar i lartë i shteti në këtë rast i përfshirë edhe presidenti kjo do të thotë mbete të shihet varësisht prej rezultati të hetimeve, mirëpo nuk është automatizëm se një person është përmend ne raportit e Martit dhe domosdo do të jetë i akuzuar, nuk do të varet prej raportit po prej veprimeve hetimore të cilat i ka ndërmarrë prokuroria specializuar e të cilat për bazë e kanë pasur këshillin e Evropës”, thotë ai.
Vehbi Kajtazi, një gazetarë me përvojë në raportime për drejtësi është prej të parëve që ka ngritur alarmin për një aspekt shumë të rëndësishëm të fillimit të punës të Gjykatës Speciale.
“Paralelisht ne ftesa tashmë kanë mbërri nga prokuroria special apo dhoma të specializuara ka pasur individ që ju kanë afruar njerëzve me dokumente të falsifikuar kinse janë dokumente origjinale përfshirë aktakuza të Speciales në Hage”, thotë ai.
Kajtazi thotë se ka “verifikuar deri tash të paktën një rast dhe kam verifikuar vërtetësinë e këtyre dokumente dhe në prokurorinë e Hagës ato janë dokumente të falsifikuar nuk janë dokumente të tyre”.
Ajo që ai ka parë është se dikush po përpiqet me përfituar nga gjithë kjo situatë dhe në këtë mënyrë ata synojnë që të kenë përfitime financiare.
Raporti i DickMartyt që është një bazë e rëndësishme e Gjykatës Speciale nuk flet veç për krimet e supozuara të luftës. Bile në një pjesë të konsiderueshme merret me aktivitete kriminale që ndodhën në Kosovën e pasluftës. Ai e drejton gishtin kah njerëzit e UÇK-së. As Specialja nuk do të merret veç me krime lufte.
“Mendoj që po ndodhë një interpretim i qëllimshëm se kjo gjykatë do të merret vetëm me krimet e luftës. Kjo nuk është e vërtetë. E vërteta është se pos krimeve të luftës kjo gjykatë ka për mandate gjykimin e të akuzuarave të mundshme për krimet e pasluftës duke përfshirë qershori 199 deri në fund të vitit 2000, për një vjet e gjysmë ka mandate të hetojë ato krime që kanë ndodhur në kohë paqe ne Kosovë”, thotë Kajtazi
Rastet që do ti gjykojë Specialja
RrustemMustafa, komandanti u UCK-së në zonnën e Llapit është ftuar nga Gjykata Speciale. Ai nuk ka pranuar që të intervistohet për këtë dokumentar, por në një postim të tij ai ka thënë që “jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte”.
Vonë pas luftës, Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte gjetur fajtorë dhe i kishte dënuar me burgim tre eprorët e lartë të UÇK-së: LatifGashin, i njohur si “Lata”, udhëheqës i shërbimit informativ ushtarak, RrustemMustafën, i njohur si Remi, dhe NazifMehmetin, ish-ushtrues detyre i komandantit të Policisë Ushtarake.
Gjykata Speciale e ka ftuar edhe Sami Lushtakun, që po ashtu si komandant iu UCK-së në ZOnën e Drenicës ishte gjykuar për krime lufte, por Gjykata e Apelit e kishte shpallur të pafajshëm për vrasje për çka gjykata Themelore e Mitrovicës e kishte dënuar me 12 vjet burg.
Dokumentari i plotë, këtu!
Vetëm pak ishin dërguar ftesat e para për intervistim të njerëzve të luftës në Kosovë, mediat raportuan se Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton një rast të gjykuar më parë në Kosovë. Rasti në fjalë, ka pasur një gjykim të gjatë në Kosovë, të përcjellë me shumë bujë. Në të janë gjykuar një grup pjesëtarësh të UÇK-së, përfshirë në ish-komandantë lufte.
Rasti në fjalë, ka pasur një gjykim të gjatë në Kosovë, të përcjellë me shumë bujë. Në të janë gjykuar një grup pjesëtarësh të UÇK-së, përfshirë në ish-komandantë lufte.
Por, a është e mundur që të ri-hapen këto raste tashmë të gjykuara edhe nga gjykatës ndërkombëtarë në Kosovë?
“Jo nuk do të ketë rihapje të rasteve të përfunduar ne formë të prerë kjo gjykate mund ti merr ne kompanitë, por rastet që I përmendet psh si rastin Kleçka nuk mund të rihapen”, thotë TahirRrecaj, avokat.
Por, nëse nuk hapen rastet e vjetra, si do të duken ato të rejat?
“Atje në Hagë thonë se njerëzit do të gërditen me akuzat që do të bëhen publike kemi të bëjmë me kauza tepër të rënda kundër shqiptarëve kundër civilëve të cilat nëse vërtetohen me aktgjykim të formës së prerë, atëherë mendoj që grupet politike do të si me thonë do të shpërfaqen në një anë tjetër që është ajo veprimtaria e tyre me kriminale, nëse ndodh kjo nëse vërtetohet një gjë e tillë atëherë mendoj që vetëm atëherë viktimat mund të gjejnë paqe dhe të dihet se çka ka ndodhë me fatin e tyre”, thotë gazetari Kajtazi.
Dhe nëpër procese gjyqësore herë në Tribunin e Hagës për Krime Luftë në Ish-Jugosllavi, e herë nëpër gjykata vendore ishin shoshitur shumë drejtues të gueriles kosovar, të UÇK-së, por kur Hashim Thaçi, ish-drejtori politik i kësaj force.
A do të merret tash gjykata speciale me të? Në përgjigjet e Gjykatës për InDoks nuk përjashtohet kjo mundësi.
“Ligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar e thekson në mënyrë të qartë se pozita zyrtare e çdo personi të akuzuar, duke përfshirë atë të Presidentit të shtetit, të Kryeministrit apo të zyrtarit përgjegjës të Qeverisë, nuk do të lirojë personin e tillë nga përgjegjësia penale dhe as të zbusë dënimin. Kryerja e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit nuk mund të bëhet kurrë brenda kuadrit të përgjegjësive zyrtare. Gjithashtu, amnistia nuk është e mundur për krime që bien nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për InDoks.
“Listën të cilën unë e kam publikuar ka qenë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Ceku, AzemSyla, Rexhep Selimi, pra është një listë prej 19 personave. Ajo që mund të them, është që prej kësaj liste, përjashtim Hashim Thaçit, të gjithë njerëzve që kanë qenë në këtë listë iu kanë ardhe ftesat. Jam 1 milion përqind i bindur që edhe HashimThacit, ka mi ardhë ftesa. Sepse Gjykata ekskluzivisht është bërë për Hashim Thaçin”, thotë Milaim Zeka, Deputet
“Kanë pyetur për Fatmir Limaj a ka qenë komandat policisë ushtarake thash jo unë se di nuk ka qene pastaj tash s’po me kujtohet tash për kë e kë. Për Ramushin jo, jo ,jo rrafshin e Dukagjinit, për Pashtrik po. Jo ,nuk me kanë pyetur me kanë pyetur në Kravasari a kishte një burg që e kanë ndalu 7 persona e kemi hulumtuar e kemi vërtetu se nuk ka fakte e bashkë me komandantin e brigadës, Nexhat Krasniqin jemi marrë vesh në mes vetit s’ka prova s’ka, nuk mundesh me ndalë me supozimin që kanë qenë spiunë”, thotë Sokol Dobruna, Ish-Kryegjykatës i UCK-së
Dokumentari i plotë, këtu!
Sokol Dobruna, ish-Kryegjykatës i UCK-së thotë se hetuesit e Hagës e kanë pyetur edhe për HashimThacin. “Thaçin e kom taku vetëm dy herë, sepse me drejtorinë politike nuk kam pasur të bëjë”, thotë ai.
Pas raporti të DickMartyt, edhe Prokurori amerikan ClintËilliamson ishte angazhuar që të bënte një hetim paraprak për nevoja të gjykatës speciale. Ai ndër paralajmërimet që bëri ishte se do të hetohej edhe mundësia e spastrimit etnik të serbëve në Kosovën e pasluftës.
Edhe tash në Beograd, në afërsi të urës së Pançevës ende jetojnë serbë të zhvendosur nga Kosova. Pothuajse në kushte kampi refugjatesh. Sipas statistikave të UNHCR, rreth 200 mijë serbë të Kosovës u zhvendosën në Serbi. Kush do të mbaj përgjegjësi për këtë krim të supozuar, KFOR-i e UNMIK-u që nuk e ndaloi këtë krim, apo Qeveria e Përkohshme e Hashim Thaçit.
Kushtet që i presin të akuzuarit në Hagë
Disa nga liderët e UCK-së, rrjedhimisht edhe liderët e Kosovës, do të përfundojnë në Gjykatën Speciale. Çfarë kushtesh i presin ata atje? Astrit Haraqija, një politikan problematik, në intervistën për InDoks rrëfen kohën kur ai ishte në Hagë, nën akuzën për kërcenim të dëshmitarë.
“I njëjti është një objekt nuk ka nevojë me njoftu qysh doket, aty keni një dhomë, kushtet me krahasuar këtu me burgjet, s’kam qenë pas luftës në Kosovë. Në 95 kanë qenë katastrofë kur i kom mbajt 3 ditë burg. Në Hagë kushtet i ke, mundësitë, dhomën e ki vetëm nuk ka grup me ndejt në dhome, në qeli dhe në vetmi rri, ditëve punës e ke prej 7 hapet dera deri në ora 12 e 30 deri ora 13 që gardianët 5 deri në 6 e mbyllin derën ku bëhet ndërrimi i gardianeve, prej 6 deri në 8 e 30 në ditët e punës,të dielën e ke me orar të shkurtuar. E keni një kuzhine të përbashkët”, përshkruan ai.
Përveç që iu garanton kushte dinjitoze atyre që do të gjykohen në Speciale, Haraqija ju garanton edhe të ardhme të mirë publike- si patriotë.
“Ata që e thirrin veten krahë I luftës e na s’jemi qenë në luftë? Kjo pjesë duan më ba karrierë politike. Tash i çojnë atje ne burg faktikisht shumë keq për të pafajshmit edhe kanë me ju këndukangë me çifteli. Krejt jetën patriotike. Kanë me i dënu edhe kjo është matematika për mendimin tim”, thotë ai
Një nga pikat më të kritikuar të gjyqësorit kosovar, pos dështimit në luftimin e korrupsionit, në vazhdimësi ka qenë mbrojtja e dëshmitarëve. Edhe Tribunali i Hagës ishte i dobët në këtë aspekt. Kishte dëshmitarë që ndërronin deklaratat, por pati nga ata që u raportuan edhe të vrarë në aksidente.
Por, a do të jetë më mirë Gjykata Speciale në këtë aspekt?
“Po thjesht gjykata speciale se paku në aspektin legjislativ i ka ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtën e dëshmitarëve. Ideja themelimit të gjykatës speciale jashtë territorit të Kosovës është për faktin që dëshmitarët të sigurohen në mënyrë që të jenë një dëshmi sa më korrekte”, thotë Artan Çerkini, Avokat.
Njëjtë mendon edhe kolegu i tij TahirRrecaj
Dokumentari i plotë, këtu!
Milaim Zeka që vullnetarisht ka dëshmuar në Gjykatën Speciale ka një mendim tjetër për mënyrën se si po trajtohen dëshmitarët nga ta. Por para kësaj, për çfarë çështje a dëshmuar ai?
“Unë mendoj që edhe në Hagë edhe Gjykata Speciale, sikurse EULEX-i, gabimin më të madh e kanë bërë dhe janë duke e bërë rreth lojës me dëshmitarë. Për arsye se kanë krijuar kushte të volitshme me dëshmitarë të rrejshëm. Me joshjen që jau kanë ba, edhe përpara edhe tash, duke i joshë njerëzit, që iu dhanë strehim jashtë, duke i joshë me parë dhe me gjëra të ndryshme , po krijojnë mundësinë që dëshmitarët me dëshmu rrejshëm dhe po dështon procesi”, thotë Milaim Zeka, deputet.
E Vehbi Kajtazi, Kryeredaktor i Insajderit, flet edhe për dëshmi që janë përtej dëshmitarëve. Edhe të manipuluar qofshin ata.
“Kemi raportuar se këta njerëz kanë asi fuqi saqë të lëshojnë edhe vërtetime dikujt në cilin e ka shtpëtuar jetën e kemi rastin e BanushBërbatovcin të cilit i lëshon një dokument të nënshkruar dhe të vulosur Fatmir Limaj atë kohë zëvendësministër i mbrojtjes në cilin thuhet se z.Banush nuk është bashkëpunëtor i Serbisë.
Nëse kanë pasur aso fuqi me ndalu ato krime atëherë është dashur se gjithë autoritetin ta përdorin për ti ndaluar këto krimet të cilat janë të shumta llogaritet përmbi 450 njerëz janë vrarë nga qershori 1999 deri në fund të vitit 1999, shumica prej tyre janë shqiptarë”, thotë Kajtazi.
Ai kujton se në atë ministër i mbrojtës ka qenë AzemSyla “ai është në aktgjykim të formës se prere të një gjykatë ne Kosovë kur thuhet se është lider i një grupi kriminal qe ka vrarë njerëz ka plagosur njerëz, ka kidnapuar njerëz. Dhe kemi pa po ashtu që shumë prej këtyre njerëzve kuzoheshin se ka qenë bashkëpunëtorë të Serbisë të cilët janë vrarë ne fakt nuk janë vrarë se ata kanë qenë bashkëpunëtorë për këtë motiv, por janë vrarë për shkak se ata kanë pasur bashkëpunëtorë pra bashkëpunëtorë të tyre njerëz brenda për brenda UCK-së edhe prej së qeverisë së përkohshme në këtë mënyrë kanë dashur t’I fshehin ti zhdukin lidhjet me ish punëtoret e UDB-së dhe sigurimit shtetëror Jugosllav dhe serb në të njëjtën kohë të shkëputet kjo lidhje se disa prej këtyre njerëzve kanë qenë spiun bashkëpunëtorë të regjimit të Millosovicit”, thotë ai.
Drama në Hagë
Në këtë gjykatë Kosova do ta sheh edhe një herë vetën nëpër mediat botërore. Do të luhet edhe një herë me sekuenca kaseta e luftës. Dhe episode të turpshme të pasluftës.
Pashmangshëm do të dënohen liderë, e më shumë njerëz të pafuqishëm politikë, siç ndodhi në Tribunalin e Hagës.
Po siç ndodhi aty, disa do të kthehen si heronj. Por, a do të ua mbyll kjo dramë speciale edhe karrierën e tyre politike njerëzve të UCK-së që herë me zgjedhje të manipuluar e të drejta, e herë me biznese, e nga një herë edhe me krime, janë në pushtet qe dy dekada?
Dokumentari i plotë, këtu!