Marigona Qerkezi riktheu “Lucian…” me debutimin në “Teatro Verdi”

Në minutën e fundit, sopranoja kosovare, u ftua ta interpretojë rolin kryesor të operës së njohur “Lucia di Lammermoor” në teatrin e qytetit italian Piza, që e riktheu këtë vepër në repertor pas tetëmbëdhjetë vjetësh mungesë.

Marigona Qerkezi riktheu “Lucian…” me debutimin në “Teatro Verdi”

Me rolin kryesor të operës së famshme të Gaetano Donnizzetit, Marigona Qerkezi debutoi në skenën e “Teatro Verdi” të premten mbrëma. E shfaqjen e dytë në këtë teatër, e pati të dielën, shkruan Koha Ditore. “Lucia di Lammermoor” në produksionin e teatrit të njohur italian, u dirigjua nga Michael Güttler, derisa regjisor i operës është Stefano Vizioli, të dy këta emra të njohur të skenës operistike botërore.

“Teatro Verdi” është hapësira kryesore teatrore në qytetin Piza./Insajderi.com