JAVA E KINEMASË BASHKËKOHORE AFRIKANE në Kino ARMATA

JAVA E KINEMASË BASHKËKOHORE AFRIKANE në Kino ARMATA

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez dhe të tjerë para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Filmat nga seria e kinemasë bashkëkohore afrikane do të shfaqen në Kino ARMATA mes 12-15 shkurt 2019 dhe përfshijnë:

E martë, 12 shkurt, 20:00h
“L’ARBRE SANS FRUIT” (2016), 52 min.
Regjisor: Aïcha El Hadj Macky

E mërkurë, 13 shkurt, 20:00h
“LA SIRÈNE DE FASO FANI” (2015), 90 min.
Regjisor: Michel K. Zongo

E enjte, 14 shkurt, 20:00h
“MAMAN COLONELLE” (2016), 72 min.
Regjisor: Dieudo Hamadi

E premte, 15 shkurt, 20:00h
“LA PIROGUE” (2011), 87 min.
Regjisor: Moussa Touré

Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe gjindet në Rr. Brigada e Kosovës, prapa amfiteatrit të Sheshit Zahir Pajaziti.