Katedralja e “Shën Pjetrit Apostull” e ndërtuar edhe falë bujarisë së diasporës shqiptare

Presidenti Meta gjithashtu vizitoi Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit.

Katedralja e “Shën Pjetrit Apostull” e ndërtuar edhe falë bujarisë së diasporës shqiptare

Katedralja e “Shën Pjetrit Apostull” në qytetin historik të Tivarit është ndërtuar edhe falë bujarisë së diasporës shqiptare.

Gjatë vizitës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta në Mal të Zi, ai u shpreh i impresionuar nga puna e jashtëzakonshme e mjeshtreve të arkitekturës, pikturës, skulpturës e punimit të gurit, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare.

“I impresionuar nga vizita në Katedralen e mrekullueshme të “Shën Pjetrit Apostull” në qytetin historik të Tivarit, ndërtuar edhe falë bujarisë së diasporës sonë dhe punës së jashtëzakonshme të mjeshtreve të arkitekturës, pikturës, skulpturës e punimit të gurit, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare”, u shpreh Presidenti Meta.

“Përgëzova Dom Kelmend Spaçin dhe motrën Luljana Marku për përkushtimin ndaj besimtarëve dhe i falënderova për mikpritjen e ngrohtë”, tha Meta.

Presidenti Meta gjithashtu vizitoi Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit.

“Shumë i lumtur të vizitoja Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit, ku u prita nga Imzot Rrok Gjonlleshaj, me të cilin biseduam për rëndësinë e jashtëzakonshme dhe universale që luan besimi në shërbim të bashkëjetesës dhe harmonisë sociale”, u shpreh Presidenti Meta.
Këtu, theksoi ai, “kanë shërbyer shumë kolosë të besimit katolik, në veçanti i madhi Pjetër Bogdani si dhe përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën shqipe, Dom Simon Filipaj”./ Insajderi.com