Edi Rama me ekspozitë skulpturash në Berlin

Edi Rama me ekspozitë skulpturash në Berlin

Në videon “Dammi i Colori” me bashkëpunëtorin e tij artistin Anri Sala, tregohet qartë gjithë ky rrugëtim politik përmes ngjyrash i Tiranës. Në komunikatën për mediat gjermane tregohet sesi, një nga veprimet e para pasi mori detyrën si kryeministër i Shqipërisë më 2013, ishte të ndërtonte në katin e parë të kryeministrisë, Qendrën për Hapjen dhe Dialogun. Kjo qendër, përmban një arkiv dixhital dhe një bibliotekë ekspozuese, dhe është kthyer në një laborator që kryen veprime në fusha të ndryshme të artit”, transmeton Gazeta Shqip.

“Në katin e sipërm në zyrën e Ramës, tavolina e tij e punës i ngjason një kontenjieri mbushur me ngjyra të ndezura. Të gjitha vizatimet e tij janë krijuar gjatë punës. Ndërkohë që ulet në konferenca apo takime telefonike, ai bën në mënyrë të përditshme vizatime të panumërta në mënyrë inkoshiente, mbi printimet e agjendës së përditshme, shënimeve të zyrës, protokolleve, fakseve apo korospodencës zyrtare.

Krijuar në një mjedis të pushtetit shtetëror këto vizatime funksionojnë si një formë e lirimit psikik, e mund të lexohen si një ditar abstrakt, si një rekord dinamik i jetës politike”, shkruan kritika gjermane. Dy vjet më parë në Bienalen e Venecias, vizitorët do të ndalonin përpara murit të lartë mbushur me vizatime, që ishte një zhvendosje e zyrës së Ramës në Venecia nga Christine Macel më 2017.

Ajo çfarë është interesante në këtë ekspozitë, është prezantimi për herë të parë i skulpturave të artistit. Të krijuara në fundjavë, këto vepra në skulpturë, janë si vizatime shpërthyese tredimensionale. Në ekspozitë prezantohet për herë të parë dhe një seri letrash të verdha Post-it, mbërthyer në muret e Galerisë, të cilat ndjekin të njëjtin parim, si me vizatimet ditore.

Kjo ekspozitë nuk është e para për kryeministrin Edi Rama . Në vitin 2017 ai ishte pjesëmarrës në Bienalen e Venecias, ndërsa ka marrë pjesë në São Paulo Bienale (1994); Haus der Kunst, Mynih (2004); Qendra Pompidou, Paris (2010); Musée D’art contemporain de Montréal (2011); Biennale of Marrakesh, Morocco (2015); The Neë Museum, Neë York (2016);dhe Kunsthalle Rostock (2019).