Cineplexx përmbyll muajin Janar me njërin prej filmave më të përfolur �" />

Cineplexx organizon eventin “Vice – Premierë” me mbi 60 shpërblime!

Cineplexx organizon eventin “Vice – Premierë” me mbi 60 shpërblime!

Cineplexx përmbyll muajin Janar me njërin prej filmave më të përfolur “Vice”.

Filmi i cili është nominuar për 6 çmime “Oscars” në Academy Awards, arrin në Cineplexx me 31 janar. Për filmin biografi/dramë të bazuar në jetën e Dick Cheney, Cineplexx do të organizojë event special ku filmi do të shfaqet në mbi 5 orare.

Për ta bërë këtë event edhe më të veçantë, Cineplexx do të dhurojë shumë shpërblime si:

  • 5 Gift Cards në vlerë prej 50 Eur dhe
  • 20 Gift Cards në vlerë prej 20 Eur nga Lufian Kosova
  • 20 bileta për festivalin e Tom Odell në Shkup nga RaveTravel
  • 3 Gift Cards në vlerë prej 20 Eur nga Libraria Buzuku
  • 20 kupona për Pizza Falas nga Sach Pizza
  • Pije FALAS nga Jägermeister

Sa i përket filmit, ngjarja shtjellon historinë e Dick Cheney (Christian Bale) nga Uashingtoni, i cili në mënyrë të heshtur ushtroi pushtet të rëndësishëm si Zëvendës President në kohën e George W. Bush, duke riorganizuar vendin dhe globin në aspekte që ende janë në fuqi sot.

Shikoni trailerin e filmit me regji nga Adam McKay më posht:

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, orareve dhe filmit, klikoni këtu: www.cineplexx-ks.eu