
Një komunikatë paralajmëruese për një grevë të mundshme si pasojë e pakënaqësisë lidhur me pagat aktuale të balerinëve është parë si kundërligjshme nga përfaqësuesit e kësaj sindikate.
Balerina Behie Murtezi ka pretenduar të nis grevën duke nënshkruar si përfaqësuese e Sindikatës së Baletit të Kosovës, informatë që është mohuar prej sindikatës në fjalë.
Sindikata e Balerinëve të Baletit Kombëtar të Kosovës I është përgjigjur tendecës së balerinës publikisht.
“Ne si balerinë të Baletit Kombëtar të Kosovës, ju njoftojmë që nuk kemi dhe nuk përkrahim asnjë sindikatë e cila thirret në emër të Baletit Kombëtar të Kosovës.
Balerina Behie Murtezi, cila ka paraqitur veten si përfaqësuese e sindikatës së BKK, përveq opinionit të vet personal, nuk përfaqëson asnjërin nga balerinët e BKK.
Balerina në fjalë me këtë rast ka shkelur edhe ligjin Nr. 04/-L-011
PËR ORGANIZIMIN SINDIKAL NË KOSOVË, ku për themelimin e një sindikate duhen të paktën dhjetë anëtar të Insitucionit përkatës, ku asnjëri nga ne nuk ka qenë në dijeni për këtë sindikatë fantome.
Ju njoftojmë që të drejtat tona si artistë, do t’i mbrojmë në format që ne i shohim të arsyeshme dhe neve si balerin do të na përfaqësojnë vetëm ata të cilët i zgjedhim bashkarisht për përfaqësim.
Me respekt,
Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës