
Glass, filmi i tretë i trilogjisë së M. Night Shyamalan, regjisorit të famshëm që solli në fund të viteve të nënëtëdhejta kult filmin The Sixth Sense, i bashkon karakteret e dy filmave të tij te mëparshëm.
Edhepse Unbreakable konsiderohet prej kritkës si një prej filmave më të mirë të regjisorit, pjesa e tretë e trilogjisë kompleton vizionin e regjisorit në një storie që përtej rreshtash ka një thelb frojdian.
Kombinimi i stereotipit të superheronjëve me deformimet psikike të natyrës frojdiane i jep filmit një nuancë përtej zhanrit të filmave me superheronjë që konsiderohen të pëlqyeshëm vetëm prej një audience.
Ajo që vlen të theksohet janë fotografitë e filmit që të japin nostalgjinë që ndërlidhet me vëmëdnjen ndaj detajeve, ngjyrat e filmit dhe karakteret e skalitura me një natyrshmëri aq reale sa i afrohet të frikshmes dhe e dërgon audiencën në një përjetim katarsisi dhe empatie që mbetet edhe pasi filmi përfundon.