
Vice e tejkalon të qenit film politik. Satira e hollë dhe një humor i errët e bëjnë këtë dramë politike të ketë nuacat e një filmi argëtues amerikan që të mban në ethe.
I bazuar në histori e personazhe reale, Vice është një film për njerëzoren. Është historia e vërtetë e Dick Cheney, politikanit joambicioz të Washington, i cili ngadalë fiton pushtet si nënkryetari i Presidentit George Ë. Bush, duke riformësuar shtetin dhe botën në një mënyrë, e cila ndjehet edhe sot.
Filmi nis me një kuotë autori i së cilës nuk dihet, që thotë: “Një njeri i urtë pret të tjerët të flasin, dëgjon çfarë kanë për të thënë, dhe kur ata e përfundojnë, ai më në fund godet.” Kjo në një mënyrë apo tjetër mund të jetë storyline e biografisë së politikanit Dick Cheney.
Pak filma të këtij viti kanë arritur të shkaktojnë përçarje mes audiencës dhe kritikëve sikur ka arritur të bëjë Vice. Gjithsesi ajo për të cilën pajtohen të gjithë, është që ky është një film intelegjent që egzaminon në një qasje dokumentareske qështje të komplikuara
Christian Bale në rolin e Dick Cheney-t arrin të transformohet mrekullueshëm para syve tanë duke na bërë të mos i besojmë as vetes. Prej një burri elegant, përmes protezave të ndryshme ai bëhet Dick Cheney, pa e parodizuar personazhin.
Ajo çka e bën këtë film të veçantë është që të gjithë persoazhet janë figura të vërteta publike të portretizuara prej aktorëve të famshëm. Përpos Christian Bale që luan Cheney-in, gruan e tij Lynne e luan Amy Adams, duke vazhduar me Steve Carell si Donald Rumsfeld dhe Sam Rockwell si George W. Bush. Edhe karakteret e tjera dytësore si Colin Powell (Tyler Perry), Scooter Libby si Justin Kirk he Condoleezza Rice që luhet prej LisaGay Hamilton dhe shumë senator, anëtar kongresi dhe të Gjykatës Supreme të japin një ndjenjë familjare si skena me fantzma nga një e kaluar jo shumë e largët.