Review për filmin Mary Queen of Scots

Review për filmin Mary Queen of Scots

Mary Stuart e luajtur nga Saoirse Ronan, bëhet mbretëreshë e Francës në moshën 16 vjeçare dhe mbetet e vejë kur është vetëm 18 vjeçare. Duke i ikur presionit të madh për tu rimartuar ajo kthehet në vendlindjen e saj, në Skotlandë, për të marrë fronin që i takon, por është koha kur Skotlanda dhe Anglia janë nënn mbretërimin e Elizabetës l.

Mary Queen of Scots është tregimi mbi marrëdhien mes dy motrave. Kjo marrëdhënie, kaq e komplikuar dhe fascionuese komplikohet kur i shtohet rivaliteti që kanë këto dy motra specifikisht, në dashuri dhe pushtet.

Mary Queen of Scots është rrëfim për dy femra që duhet të mbijetojnë në një botë mashkullore, ku pushteti vjen prej meshkujve dhe përmes meshkujve. Dikush që do të sfidojë këtë lloj pushtetit duhet të përgatitet për një të ardhme plot me paranoja, sepse nuk mund t’i besosh askujt, madje as motrës tënde, pashpirtësi sepse nuk mund të kesh pushtet nëse nuk je i aftë të heqësh qafe ata që të kanë zënë rrugën dhe shumë vetmi, sepse dikush që e do pushtetin duhet të jetë i aftë të mbijetojë i vetëm.

Historia e vërtetë e mbretëreshë Mary, të Skocisë, ka gjithçka që një regjisor do të donte për filmin e tij. Martesa bëmëmëdha, afera të fshehta dhe vdekje tragjike. Regjisorja Josie Rourke gjen mënyrën për tu fokusuar në storjen për dy femra që tentojnë të mbijetojnë në botën mashkullore duke sakrifikuar kohë pas kohe besueshmërinë historike.

Ajo që vlen të theksohet, është mënyra se si Ronan i jep personazhit Mary-t, thellësinë e duhur. Mary është mjaft egoiste për të kërkuar respekt dhe besnikëri lidhje me kërkesën e saj për trashëgim të fronit, në një shkallë që e bën atë destruktive e në anën tjetër ajo është aq naive sa vazhdon të argëtohet e të shkojë në ndeja ashtu si bënte kur ishte në Francë, duke shkaktuar kështu shok për mentalitetin e vendit.  Mary është vet shkaktarja e tragjedive të saj, por sipas rrjedhës së filmit, tragjika e saj është e pashmangshme. Personi i vetëm që mund ta kuptojë atë është motra e saj, Elizabeta, që kalon nëpër të njejtin ferr.

Ky film mund të cilësohet si një prej dramatizimeve filmike më të mira të kësaj historie të vërtetë. Përveç që ka një qasje feministe që tenton të rrjedh prej psiko-dramave të familjes Tudor, performanca Ronan dhe Robbie-t i jep këtë filmi veçantin që nuk e ka asnjë prej trajtimeve të mëhershme të kësaj historie.