
OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes ju fton të merrni pjesë në përurimin e librit “Dheu i ofshamës”.
Libri është përmbledhje me tregime të individëve, të cilët morën pjesë në projektin “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, të realizuar nga OJQ Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes (ANP) në partneritet me KURVE Ëustroë nga Gjermania.
Tregimet përshkruajnë ngjarje historike nga periudha të ndryshme kohore, e në mënyrë të veçantë na sjellin në kujtesë vitet 1998-1999.
Në përurim të librit do të shfaqet edhe filmi dokumentar për projektin ndërsa mbahet më 6 shkurt me fillim nga ora 17:00 në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Ky projekt përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ)./ Insajderi.com