Gucci kërcënohet me bojkotim për shkak të racizmit – kompania kërkon falje

Gucci kërcënohet me bojkotim për shkak të racizmit – kompania kërkon falje

Gucci ka qenë i akuzuar nga blerësit pasi xhemperi më i ri I tyre përfaqëson “gratë me ngjyrë”.

Brandi Italian u përballua me kritikët pasi imazhet e xhemperit ne një prerje tek goja dhe buzë të kuqe Balaclava u shpërnda në rrjetet sociale me një çmim prej 890 dollar.

Të inspiruar nga maskat e vjetra të skijimit, Balaclavat shumëngjyrëshe u prezantuan në sfilitë, duke i shtuar një ndjenjë misterioziteti këtij koleksioni, raporton Independent, shkruan Insajderi.

Shumë njerëz shprehën kritikat e tyre për xhemperin, duke veçuar muajin e historisë së personave me ngjyrë.

“ Xhemperët Balaclava nga Gucci. Urime muaji i historisë se popullit me ngjyrë” – shkroi një person.

Shumë njerëz kërcënuan se ata do të bojkotonin këtë brend derisa ata të punësonin më shumë persona me ngjyrë që do të parandaloni diçka si kjo të ndodhte përsëri.

Pas reagimit të blerësve,Gucci kërkoi falje për ofendimin e shkaktuar dhe e largoi këtë veshje nga shitoret dhe faqet online.

“Ne konsiderojmë shumëllojshmërinë të jetë një ndër vlerat fondamentale dhe të mbahet dhe respektohet para çdo vendimi që ne marrim. Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj rritjes se diversitetit përmes organizatës tonë dhe ky incident është një moment shumë i fuqishëm për ekipin e Guccit”- tha brendi i njohur./Insajderi.com