
Ka përfunduar edicioni i 72-të i ceremonisë së ndarjeve të çmimeve BAFTA.
Këtë edicion filmi më i mirë doli të jetë “Roma” me regji të Alfonso Cuaron ndërsa më së shumti çmime mori filmi “The favorite” me regji të Yorgos Lanthimos, përcjell Insajderi.
Aktori më i mirë shkoi për Rami Malek në rolin e tij tek filmi “Bohemian Rhapsody” ndërsa aktorja më e mirë u shpall Olivia Colman nga “The favorite”.
Filmi më i mirë i animuar u zgjodh: Spider-Man: Into dhe Spider-Verse
Filmi më i mirë britanik i animuar: Roughhouese
Filmi më i mirë i shkurtë britanik: 73 Cows
Editimi më i mirë: Vice
Dokumentari më i mirë: Free solo
Aktorja në rolin debutues: Letita Wright
Skenari më i mirë i adaptuar: BlacKkKlansman
Kënga më e mirë origjinale: A Star is Born
Aktori më i mirë suportues: Mahershala Ali
Kinematografia më e mirë dhe filmi më i mirë në gjuhën jo angleze: “Roma”, ky film po ashtu mori edhe çmimin e Regjisorit më të mirë
Skenaristi më i mirë debutues britanik: Beast -Michael Pearce
Filmi me efektet më të mirë vizuale: Black Panther.