Cineplexx organizon eventin Dark Valentine’s Day për t’i dhuruar publikut një eksperiencë më ndryshe nga ajo e zakon" />

Cineplexx dhe Globus Travel dërgojnë një çift në Stamboll për Shën Valentin

Cineplexx dhe Globus Travel dërgojnë një çift në Stamboll për Shën Valentin

Me rastin e Shën Valentinit, Cineplexx organizon eventin Dark Valentine’s Day për t’i dhuruar publikut një eksperiencë më ndryshe nga ajo e zakonshmja. Kinemaja do t’i ofrojë pjesëmarrësve një ambient me elemente të personalizuara nga filmi horror Happy Death Day 2U duke vënë së bashku detaje të frikshme po ashtu dhe romantike.

Për ta bërë këtë premierë edhe më të veçantë, Cineplexx do të shpërblejë një çift me një udhëtim në Stamboll, me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga Globus Travel. Për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese,  thjesht duhet të jeni pjesë e kësaj premiere të filmit, pra të blini bileta për filmin Happy Death Day 2U. Gjatë natës do të mblidhen të gjitha biletat e personave dhe tërheqja e shpërblimit do të bëhet të nesërmen më 15 shkurt në Facebook të “Cineplexx Kosovo”.

Happy Death Day 2U – Trailer

Këtë herë gjithçka është më ndryshe! ???Happy Death Day 2U nga 14 shkurti në Cineplexx.Përmendni shokët/shoqet me të cilët do të vini për ta parë këtë super-film në Dark Valentine's Day ??

Posted by Cineplexx Kosovo on Friday, 8 February 2019

Eventi fillon nga ora 19:00  më 14 shkurt dhe biletat mund t’i blini çdo ditë pas orës 15:00 në Cineplexx.

Ngjarja e filmit përsëritet me aktoren Jessica Rothe  e cila kupton se vdekja e disa hershme ishte çuditërisht më e lehtë sesa rreziqet që priten pas këtyre ngjarjeve. Në kapitulli e dytë kthehet regjisori Christopher Landon duke i dhënë publikut një storie të re, gjithashtu dhe një kombinim skenash të frikshme dhe komike.

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo.