Në data të rëndësishme historike e në ngjarje të mëdha historike për Kosovën, nuk ka se si të mungojë poezia ndër me të njohurat të poetit kosovar Ali Podrimja, shkruan Insajderi.
Sot, në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, po e sjellim poezinë ‘Unë, biti yt, Kosovë’, titulli i së cilës është bërë edhe logo e tifozëve të Kosovës ‘Dardanët’.
Unë, biri yt, Kosovë
Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.
Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë, Kosovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare./ Insajderi.com