Java e Quentin Tarantinos në Kino ARMATA

Java e Quentin Tarantinos në Kino ARMATA

Këtë javë në Kino ARMATA do të vijnë një seri filmash të regjisorit amerikan Quentin Tarantino.

Nga 18 deri më 24 shkurt, në Kino ARMATA do të shfaqen katër filma të Tarantinos: Pulp Fiction, Reservoir Dogs, Kill Bill Vol.1 dhe Kill Bill Vol.2.

Quentin Tarantino është filmbërës amerikan i cili karakterizohet me rrëfim jolinear; tema satirike; estetizimit të dhunës; skena të gjata dialogu; grupe aktorësh të përbërë prej aktorëve të njohur dhe të panjohur; referenca mbi pop kulturë dhe filma të shumëllojshëm; muzikë filmi të përbërë prej këngëve dhe pjesëve muzikore nga periudha 1960-1980; karakteristika të filmit neo-noir.

Tarantino ka pranuar shumë shpërblime nga industria e filmit, përfshirë dy çmime Oscar, dy shpërblime Golden Globe, dy shpërblime BAFTA dhe Palme d’Or, si dhe ka qenë i nominuar për Emmy dhe Grammy. Filmbërësi dhe historiani Peter Bogdanovich e ka quajtur “regjisor më me ndikim të gjeneratës së tij”.

Po ashtu, programi javor në Kino Armata përfshin edhe dy ligjërata nga Momchil Georgiev dhe Aslihan Demirtash. /Insajderi.com