Cineplexx organizon eventin Dita e Familjes me filmin Lego 2

Cineplexx organizon eventin Dita e Familjes me filmin Lego 2

Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në Cineplexx. Kinemaja austriake, për filmin  e animuar Lego 2, do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe aktivitete të shumta.


Eventi do të mbahet me 23 shkurt, prej orës 12:00 deri 16:00, ku fokusi kryesor do të jetë premiera e “The LegoMovie 2”.

Pjesa e Dytë e filmit Lego bashkon heronjtë e Bricksburn në një aventurë të re për ta shpëtuar qytetin e tyre të dashur. Janë bërë pesë vite ku gjithçka po shkonte si mos më miri por tani qytetarët po ballafaqohen me një kërcenim te madh: LEGO DUPLO (R) i cili po pushton nga hapësira e jashtme, duke shkatërruar gjithçka më shpejt se sa që ata mund të rindërtojnë.

ChrisPratt kthehet në Lego 2 i njohur si Emmet, i cili duhet të jetë heroi përsëri kur Wyldstyle (ElizabethBanks), Metal Beard(NickOfferman), LEGO Batman (WillArnett) dhe Ultrakitty (AlisonBrie) merren nga SweetMayhem(StephanieBeatriz) në SistarSystem, ku ata do të hasen me MbretëreshënWatevraWa’Nabi (TiffanyHaddish).

Përveç premierës botërore të këtij filmi, në kinema do të ketë artistë për vizatime në fytyrë dhe për balona. Gjithashtu, për të gjithë fëmijët e pranishëm do të ketë edhe lojë shpërblyese me 4 lodra LEGO nga BabyCenter Prishtine.

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e CineplexxKosovo.