Harrojeni Taken, Liam Neeson sjell një film të ri me hakmarrje

Harrojeni Taken, Liam Neeson sjell një film të ri me hakmarrje

Këtë javë në Cineplexx ka arritur premiera e filmit të fundit të aktorit të njohur të zhandrit aksion, Liam Neeson. Interesimi për filmin e tij të ri Cold Pursuit ka ngjallur shumë kureshtje ku vetëm dje nga dita e premierës janë shitur 500 bileta.

Neeson është aktor i njohur nga trilogjia e famshme e filmave aksion Taken, ndësa filmi i ri Cold Pursuit ndjek te njëjtën ngjarje me motiv kryesor hakmarrjen për djalin e tij. Këtë herë, filmi i ri Cold Pursuit po vlerësohet shumë nga kritikët në krahasim me filmin Taken. Nga faqja e kritikëve të filmave Rotten Tomatoes, filmi është vlerësuar me 73%, për dallim nga Taken (56%), Taken 2 (22%), dhe Taken 3 (12%).

Cold Pursuit është bazuar nga filmi Norvegjez “In Order of Disapperance” ku aktori kryesor Nels, një njëri familjar me profesion si shofer i borës është në ndjekje të përgjigjeve për vdekjen e mistershme të djalit të tij. Nels i vihet prapa kartelit të drogës të cilit ai beson se është shkaktar mbrapa kësaj ndodhie. Ai duke kërkuar për drejtësi kalon nga një qytetar i dalluar në një hakmarrës zemër ftohtë duke mos lënë asgjë dhe askënd t’i dalë përpara.

Cold Pursuit – Official Trailer

Harrojeni Taken, sepse filmi i ri i Liam Neeson është tjetër nivel ??!#ColdPursuit nga 21 shkurti në Cineplexx.Përmendi shokët/shoqet me të cilët do ta shikoni këtë super-aksion. ?

Posted by Cineplexx Kosovo on Friday, 15 February 2019

Listën dhe orarin e filmit mund ta gjeni në webfaqën e Cineplexx.