Dhuna ndaj grave: Përse kjo është një problem i burrave

Dhuna ndaj grave: Përse kjo është një problem i burrave

Ja një e vërtetë e pakëndshme: 99% e dhunimeve kryhen nga burrat.

Sulm seksual, dhuna familjare, abuzimi në marrëdhënie, abuzimi seksual me fëmijë – të gjithë këto veprime të papërmbajtura dhe të neveritshme më së shumti janë bërë nga burrat.

Nuk është çudi që “çështjen e dhunës gjinore” nuk e mendojmë edhe si çështje të burrave gjithashtu.

Mirëpo, mendojë pak këtë.

Kjo është çështje e burrave. Plotësisht.

Në fakt, një pjesë e madhe e këtij problemi është mendimi se këto probleme janë çështje vetëm e grave.

Përse?

“Sepse kjo ju jep burrave justifikimin për të mos i kushtuar vëmendje kësaj çështje.”

Në një fjalim të hapur dhe mjaft të fuqishëm në TEDTalks, Jackson Katz, i njohur ndërkombëtarisht si edukator mbi parandalimin e dhunës tek djemtë dhe burrat, ai tregon se përse ne kemi nevojë ta ndryshojmë mënyrën se si e shohim dhunën ndaj grave dhe përse kjo çështje, së pari dhe më së shumti është çështje e burrave.

Rrënja e problemit është gjuha.

“Shumë burra e dëgjojnë termin “çështje e grave” dhe në atë moment e kemi prirjen për të menduar se “unë jam burrë, kjo është për gratë” dhe si rezultat i kësaj, shumë burra nuk dalin kurrë përtej kësaj fjale.

Është pothuajse sikur të aktivizohej një çip në trurin tonë, dhe rrugët neutrale ta dërgojnë pastaj vëmendjen tonë në drejtime të tjera në momentin që ne e dëgjojmë termin “çështje e grave.” Kjo gjithashtu vlen edhe për termin “gjini” sepse shumë njerëz kur e dëgjojnë fjalën gjini ata mendojnë se kjo do të thotë “grua.” Ata mendojnë se fjala “gjini” është sinonim i fjalës “çështje e grave.” Ekzistojnë disa ngatërrime me termin “gjini.”

Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë të cilën e kanë emrat ose fjalët.

Pak a shumë e njëjta gjë ndodh kur ne flasim për racën, njerëzit janë të prirur të mendojnë për Afrikano – Amerikanët. Kur përmendet “orientimi seksual” njerëzit mendojnë për homoseksualët. Sikur njerëzit e bardh të mos i përkisnin një race ose sikur jo-homoseksualët të mos kishin ndonjë orientim seksual.

Kur njerëzit mendojnë për “gjininë” ata mendojnë për gratë.

Dhe në momentin që ju e kategorizoni dhunën ndaj gruas si “çështje gjinore”, ju në mënyrë automatike e largoni burrin nga tregimi.

Para se gjithash, ne duhet ta ndryshojmë gjuhën mbi këtë çështje.

Ne duhet të shtrojmë pyetje të tjera

Çdo kush që ka qenë i abuzuar që ka punuar në këto çështje e di se fajësimi i viktimës e ndihmon dhunuesin.

Viktimave u bëhen pyetje të tilla si përse dilni me djem të tillë? Përse tërhiqeni nga ata?

Për të ndryshuar këtë, ne duhet të bëjmë pyetje të tjera.

“Pyetjet nuk duhet të bëhen për Marian, ato duhet të bëhen për Xhonin. Pyetjet duhet të bëhen tilla si Përse Xhoni e rrah Marin? Përse dhuna familjare është një problem i madh në SHBA dhe në gjithë botën? Çfarë po ndodh? Përse kaq shumë njerëz abuzojnë me vajzat dhe me gratë fizikisht, emocionalisht, verbalisht dhe në mënyra të tjera? Ata i bëjnë këto me gratë të cilat ata thonë se i dashurojnë. Çfarë po ndodh me burrat?

Është naive të mendohet se kjo po ndodh vetëm për një arsye të vetme.

Më e rëndësishmja, ky nuk është një problem që bëhet nga vetëm një dhunues individual.

“Prandaj, pyetja është çfarë jemi duke bërë me shoqërinë dhe me botën tonë? Cilat janë rolet e institucioneve të ndryshme në ndihmën për të prodhuar burra abuzues? Cili është roli i sistemit të besimit, kulturës sportive, kulturës pornografike, strukturës familjare, ekonomisë dhe si ndërveprojnë këto mes vete? Si funksionon e gjithë kjo?

Kur njëherë të fillojmë t’i bëjmë këto pyetje, ne të gjithë, në mënyrë kolektive mund t’i kuptojnë hapat veprues për ta rregulluar këtë dilemë.

Në shoqërinë tonë, ne jemi duke bërë diçka gabim. Djemve dhe burrave jemi duke u dërguar mesazhe të gabuara. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të bërë këtë ashtu siç duhet, nëse dëshirojnë t’i japim fund dhunës ndaj grave.

“Ne ua kemi borxh këtë grave, nuk ka asnjë dyshim. Por gjithashtu këtë ua kemi borxh edhe djemve tanë. Këtë gjithashtu ua kemi borxh djemve të rinj, të cilat janë duke u rritur nëpër botë në situata të tilla në cilat ata nuk kanë vendosur të jenë burra në një kulturë e cila u thotë se burrëria është një mënyrë e caktuar. Ata nuk e kanë bërë zgjedhjen. Ne, që kemi mundësi zgjedhje, gjithashtu kemi përgjegjësin edhe për ta.”

Përgatiti: Genefe Navilon/ideapod.com

Në shqip nga filozofia.al