“Unë jam vendosmërisht i bindur se të gjitha fetë, ashtu siç janë të dëmshme, janë edhe të rreme. Bota ka nevojë për zemra e mendje të hapura, jo për sisteme të ngurta, të vjetra apo të reja, sidoqofshin ato.”
“T’i druhesh dashurisë është t’i druhesh jetës, e ai që i druhet jetës është i vdekur tashmë.”
“Smira është një burim pakënaqësie për shumë njerëz.”
“Problemi i njerëzimit është se budallenjtë dhe fanatikët janë tmerrësisht të sigurt për veten e tyre, ndërsa njerëzit më të mençur janë plot me dyshime.”
“Njerëzit i përshtaten gjithçkaje me një shpejtësi të frikshme.”
“Lufta nuk e përcakton atë që ka të drejtë por vetëm atë që mbijeton.”
“Frika është burimi kryesor i bestytnisë dhe mizorisë. Mposhtja e frikës është fillimi i gjithë mençurisë.”
“Entuziazmi për jetën është e ngjashme me atë çka oreksi është për ushqimin.”
“Dehja është një vetëvrasje e përkohshme.”
– Betrand Russell
“Çfarë është lumturia, përveçse harmonia e thjeshtë mes njeriut dhe jetës që njeriu bën.”
“Që të jemi të lumtur, nuk duhet ta vrasim shumë mendjen për të tjetër.”
“Më mirë preferoj ta jetoj jetën time sikur të ketë një Zot dhe të vdes duke zbuluar që nuk ka, se sa të jetoj sikur nuk ka Zot, dhe më pas të zbuloj se në të vërtetë ai ekziston.”
“Askush nuk e kupton që disa njerëz harxhojnë energji të jashtëzakonshme thjesht për të qenë normalë.”
“Perënditë e kishin dënuar Sizifin që të ngjiste papushim një gur në majë të malit, ku më pas guri do të binte poshtë, prej peshës së tij. Jo më kot, ata kishin menduar se nuk ka ndëshkim më të frikshëm, se sa puna e kotë dhe e pashpresë.”
“Eshtë një lloj snobizmi spiritual, që i bën njerëzit të mendojnë se mund të jenë të lumtur, pa patur para.”
“Asgjë nuk është më e neveritshme, se sa respekti prej frikës.”
“Absurdi është koncepti thelbësor dhe e vërteta e parë.”
“Një media e lirë, sigurisht, mund të jetë e mirë ose e keqe. Por pa liri, është e sigurtë që do të jetë vetëm e keqe.”
“Fisnikëria e vërtetë bazohet mbi përçmimin, kurajën dhe indiferencën e thellë.”
“Në çdo qoshe rruge, ndjesia e absurditetit mund t’i përplaset njeriut në fytyrë.”
“Praktikisht, në shtresën më të fundme të jetës, që na josh të gjithëve, ka vetëm absurditet. Dhe ndoshta kjo na e jep gëzimin e jetës, sepse e vetmja gjë që mund ta mposhtë absurditetin, është kthjelltësia.”
“Eshtë e domosdoshme të biesh në dashuri… qoftë edhe për të patur një alibi, për të gjithë dëshpërimin që do e ndjesh gjithësesi.”
“Njeriu është e vetmja krijesë që refuzon të jetë ajo që është.”
“Gjithmonë i gënjejmë dy herë njerëzit që dashurojmë – një herë në avantazhin e tyre, një herë në disavantazhin e tyre.”
“Integriteti nuk ka nevojë për rregulla!”
– Albert Camus
“Librat reskeptohen duke i përdorur, jo duke i lënë vetëm.”
“Bota është plot me libra të çmuar që askush nuk i lexon.”
“Të hartosh një tezë do të thotë të dëfrehesh. Teza është si derri, tek ajo ka gjithçka të shijshme.”
“Objektet janë semantikisht të vjetruar para materialeve të tyre.”
“Ka libra që janë për publikun dhe ka libra që e krijojnë vetë publikin e tyre.”
“Sot të mos dalësh në televizor është një shenjë elegance.”
“Autori duhet të vdesë pasi ta ketë shkruar veprën e tij, në mënyrë që t’i hapë rrugën teksit.”
“I adhuroj macet. Janë ndër të pakta krijesa që nuk lihen të shfrytëzohen nga të zotët.”
“Librat janë ato lloj instrumentesh që pasi janë shpikur nuk mund të përmirësohen, thjeshtë sepse janë të mirë si çekiçi, thika, luga ose gërshërët.”
“Asgjë nuk e ngushëllon më shumë romancierin se zbulimi i leximeve që nuk i kanë shkuar ndër mend dhe që lexuesit i sugjerojnë.”
“ Nuk ka më të dëmshme për kreativitetin sesa zemërimi i frymëzimit.”
“Narratori nuk duhet të lehtësojë interpretime të veprës së vet. Nëse po, për çfarë e ka shkruar romanin? Çfarë është një makinë që gjeneron interpretime?”/Bota.al
– Umberto Eco