Disa poezi nga Charles Bukowski

Disa poezi nga Charles Bukowski

Charles BUKOWSKI

Poezia

të duhet shumë

dëshpërim

pakënaqësi

dhe zhgënjim

për të shkruar

nja disa poezi të mira.

nuk është për secilin

as për ta shkruar

e bile as për ta lexuar.

Përderja

sikur shumica prej jush, edhe unë kam pasur vende të ndryshme pune
ashtu që ndihem sikur të m’i kishin nxjerrë rropullitë e barkut e t’m’i
kishin flakur në erë.
rrugës kam takuar disa njerëz të mirë
e po ashtu
edhe asi të llojit tjetër.
ende kur i kujtoj të gjithë ata
me të cilët kam punuar –
bile sado që kanë kaluar dekada –
Karli
më bie ndër mend i
pari.

më kujtohet Karli: puna jonë e kërkonte që
të dytë të mbanim përparëse
të lidhura mbrapa dhe rreth
qafës me lidhëse.

isha vartës i Karlit.
“e kemi një punë të lehtë”, më
pati thënë.

secilën ditë derisa një nga një arrinin shefat tanë
Karli do të bënte një përulje të lehtë në bel,
buzëqeshte, dhe me nojmë koke
përshëndeste secilin: “mirë mëngjesi Dr. Stein”,
ose “mirë mëngjesi z. Day” apo
Zonja Knight ose nëse dama ishte beqare
“mirë mëngjesi, Lilly” apo Betty ose Fran.

Unë kurrë
s’flisja.

Karli dukej i brengosur lidhur me këtë dhe
një ditë më mori mënjanë: “hej,
ku n’hamam tjetërkund do t’i
kesh dy orë pushim dreke siç i kemi
këtu?

“askund, ma thotë mendja…”

“ani de, në rregull, për tipat si ti dhe unë,
punë më të mirë s’mund të gjejmë, krejt ç’na duhet
këtu e kemi.”
prisja.

“prandaj shiko, është vështirë t’u bësh lajka në fillim, as
unë nuk e kisha aq lehtë
por pas pak kohe e kuptova se kjo
s’kishte kurrfarë rëndësie.
sall u mbylla në lëvozhgë,
tash e kam lëvozhgën time, a e ke të
qartë?

e shikova dhe vërtet dukej si të kishte
lëvozhgë, kishte çehre si të maskuar
dhe sytë i kishte të pakuptimtë, bosh dhe
të pashqetësuar; shikoja në guaskë të shkokëluar e të rrahur nga
era dhe shiu.

disa javë kaluan.
asgjë nuk ndryshoi: Karli përkulej e laritej dhe buzëqeshte
i paepur, i përkryer në rolin
e vet.
që ne ishim të dëmtueshëm, kjo ndoshta s’kishte rëndësi për

apo
që zotat e mëdhenj mund t’na
shikonin.

E bëja punën
time.

atëherë, një ditë, Karli përsëri më
tërhoqi mënjanë.

“dëgjo, Dr. Morely më ka biseduar
për ty.”

“po?”

“më ka pyetur se ç’dreqin
ke.”

“çka i ke
thënë?”

“i kam thënë se je i
ri.”

“të falemnderit.”

si e mora rrogën, e braktisa
punën

megjithatë

edhe më tej
duhej
të pranoja punë të
ngjashme
dhe
derisa shikoja
Karlët e rinj
më në fund i fala të gjithë
përveç veten:

duke qenë i dëmtueshëm ngandonjëherë e bën
njeriun
të çuditshëm
pothuajse
të papunësueshëm
shumë të
urryer –
shërbëtor të paaftë të
iniciativës
së lirë.

Vdekja po m’i pi purot

ta dini; sërish jam këtu
i dehur
po e dëgjoj Çajkovskin
në radio.
Jezu, e kam dëgjuar para 47
vjetësh
kur isha shkrimtar që vdiste urie
e ja tash këtu
prapë
e tash kam fituar famë të pjesërishme si
shkrimtar
e vdekja bredh
nëpër këtë dhomë
poshtë-lart
duke m’i pirë purot e mia
dhe verën time me gllënjka
të vockëla
derisa Çajku me ngulm merr hakun
me Pathetiquen e vet,
njëfarë rrugëtimi ka qenë
e i gjithë fati që pata pasur qe
ai që zaret i pata hedhur bash
ashtu si duhej:
vdisja urie për artin tim, vdisja sall që t’i
shtija në dorë 5 minuta të mallkuar, 5 orë,
5 ditë –
e krejt çka doja ishte ta nxirrja fjalën
prej vetes;
fama, paraja, s’e çaja fare kokën për to:
doja sall ta nxirrja atë fjalë nga vetja
e ata më donin buzë presës së stampimit,
linjës së montimit në fabrikë
donin të bëhesha magacinier në
shtëpi mallrash.

mirë de, thotë vdekja, derisa endej nëpër dhomë,
kot e ke do të të rrëmbej
çfarëdo që të kesh qenë:
shkrimtar, shofer taksie, kodosh, kasap,
parashutist, do të të kap…

mirë e ke zemër, i them.

e tash pijmë së bashku
derisa 1 pas mesnate kalon mengadalë në 2
pas mesnate dhe
sall ajo e di çastin
e duhur, por unë përnjëmend e
kam mashtruar: i kam pasur
5 minutat e mi të mallkuar
e bile, bile edhe më
tepër.

Mollok shkëmbi

Nina ishte më e zorshmja ndër
të gjithat,
zoçka më e tukeqtë të cilën e kam njohur
deri në atë çast
dhe derisa rrija ashtu përballë
tv tim bardhë e zi
që e pata blerë në dyqanin e gjërave të përdorura
e shikoja lajme
kur dëgjova një
zë të dyshimtë
nga kuzhina
dhe vrapova atje
dhe e pashë atë me
shishe whiskey të plotë –
të 5stë –
dhe me shishe në dorë
ishte nisur të dalë kah dera e pasme
e verandës
por unë e kapa dhe ia
mbërtheva shishen.
“nëma shishen, moj
kurvicë e shkërdhyer!”
dhe ia filluam të kacafytemi rreth
shishes
dhe t’ju them drejt
goxha mirë
më pati
munduar
por
më në fund ia mora
dhe i thashë që ta
bajë bishtin nga banesa
ime.
jetonte në të njëjtën ndërtesë
vetëm se në pjesën e mbramë
në katin e sipërm.

e kyça derën
mora shishen dhe
gotën
dhe shkova te divani
u ula dhe
e çela shishen dhe ia
mbusha vetes një pije të
mirë.

e shkyça tv dhe
rrija ashtu
duke menduar se çfarë zoçke
e mbrapshtë
qe Nina.
më ranë ndër mend
bile
nja dhjetë mutsihane
që m’i pati
bërë.

çfarë kurve,
çfarë gruaje molloku.

rrija ashtu duke pirë whiskey
më gllënjka të vockëla
dhe pyesja veten
ç’hamam kërkoja
me Ninën.

e atëherë u dëgjua
trokitja në
derë.
qe shoqja e Ninës,
Helga.

“ku është Nina?”
pyeti.

“u përpoq t’ma vjedhë
whiskeyin, dhe ia
dhashë një shqelm
****ëve.”

“më ka thënë të takohem
me të këtu.”

“për ç’arsye?”

“thotë se ajo dhe unë
do ta bëjmë atë punë
para teje
sall për 50 dollarë”.

“25 dollarë”.

“ajo tha 50”.

“siç po e sheh nuk është
këtu… deshe të pish
diç?”

“ta merr mendja…”

ia solla gotën Helgës
ia mbusha
me whiskey.
e piu
një gllënjkë.

“ndoshta” tha ajo,
“do të duhej ta marr
Ninën.”

“s’dua t’ia shoh sytë
këtu.”

“pse, or?”

“sepse është kurvë.”

Helga e mbaroi
pijen dhe unë ia
mbusha edhe një.
e piu një
gllënjkë.

“Benny m’thotë se jam
kurvë, unë nuk jam
kurvë.”

Benny qe tipi
me t’cilin
bashkëjetonte.

“e di se s’je
kurvë, Helgë.”

“të falemnderit. S’ke farë
muzike?”

“sall radio…”

e shikoi
u çua
dhe e
ndezi,
njëfarë muzike filloi
të kumbojë.

Helga filloi të
vallëzonte
duke mbajtur gotën me
whiskey në njërën
dorë.
qe valltare e
dobët
dukej
qesharake.

pushoi së vallëzuari
e hurbi pijen
rrokullisi gotën përmbi
qilim
pastaj u vërsul drejt
meje
ra në gjunj
ma hapi zinxhirin
dhe në çastin tjetër
veç ishte
poshtë
dhe i demonstronte marifetllëqet e veta.

e rrëkëlleva
pijen
e mbusha edhe një.

qe e
mirë.
kishte
diplomuar
në njëfarë kolegji diku në
lindje.

“jepi, Helgë,
jepi!”

atëherë u dëgjua trokitja e
zëshme

derë.

“HANK, A ËSHTË HELGA
TE TI?”

“KUSH?”

“HELGA!”

“SALL NJË ÇAST!”

“JAM NINA, ËSHTË DASHUR TË
TAKOHEMI KËTU ME
HELGËN, KEMI NJË
BEFASI TË VOCKËL PËR
TY!”

“DESHE T’MA VJEDHËSH
WHISKEYN, MOJ
KURVË!”

“HANK, LERMË TË
HYJ!”

“kënaqu, Helgë,
kënaqu!”

“HANK!”

“Helgë, ti kurvë e stërqime…
Helgë! Helgë! Helgë!!”

u largova dhe u
çova

“lëre të hyjë.”

shkova deri në
banjo.

kur dola të dyjat
rrinin në dhomë
duke pirë whiskey e cigare
dhe me diç zëshëm
qeshnin.
atëherë më
panë.

“50 copë”, tha Nina.

“25 copë”, u përgjigja.

“atëherë
s’duam.”

“atëherë mosni.”

Nina shfryu
dufin.
“dakord, ti
bastard i lirë, 25
copë!”

pastaj u çua dhe
filloi të
zhveshet.

ishte më kryeneçja
ndër
të gjithat.

Helga u çua dhe
filloi të
zhveshet.

ia mbusha vetes
pijen.
“ngandonjëherë pyes veten
se ç’hamam po
ndodh
këndejpari”,
thashë.

“mos kij
merak fare, babëlok
thjesht
merre shtruar këtë gjendje!”

“sall ta di se çfarë
pritet prej meje
të bëj?”

“bëj
çfarëdo hamam
qejfi
që ta kënda”,
u përgjigj Nina
derisa ***** i
shkëlqente
në dritën
e llambës.