"Kur ndryshimi i gjenerat" />

Regjisori kosovar për mediat serbe: Ne jemi shumë më tolerant se ata

Regjisori kosovar për mediat serbe: Ne jemi shumë më tolerant se ata

Rinia e Kosovës ka shumë ambicie dhe vullnet për të punuar e shënuar suksese, ka thënë, regjisori nga Kosova, Edin Alija për gazetën serbe “Danas” shkruan Insajderi.

“Kur ndryshimi i gjeneratave të bëhet në të gjitha sferat, si në ato institucionale ashtu edhe në ato shoqërore, Kosova mund të bëhet një vend evropian i vogël dhe shumë premtues”, thotë Alija.

Filmi i tij i fundit, “Nothing to Nobody” është shumë unik sepse bashkon artistët nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, duke treguar kështu se Kosova është një shtet me tolerancë multietnike dhe bashkëpunuese dhe se artistët tanë janë të gatshëm të kuptojnë dhe bashkëpunojnë pa ndonjë paragjykim dhe hezitim.

Projekti ka për qëllim të siguroj informacione për publikun kosovarë dhe serb të cilët nuk janë prezantuar nga elita politike, por nga qytetar të pavarur nga skena kulturore e Kosovës.

Regjisori Alija ka folur edhe për hapat e normalizimit të lidhjes Kosovë dhe Serbi, ku tha se janë bërë shumë përpjekje për normalizimin e situatës mes dy vendeve, por përveç demagogjisë politike, procesi i normalizimit kërkon edhe një aspekt psikologjik. Për të përmirësuar marrëdhëniet duhet të pranojmë dikë që është ndryshe dhe kjo është problemi më i madh me të cilën po ballafaqohemi.

Një shembull tipik është festivali “Mirëdita, Dobar dan” i cili mbahet në Prishtinë dhe në Beograd.

Fatkeqësisht ka pasur protesta dhe kërcënime për artistët nga Prishtina gjatë vizitës se tyre në Beograd, por nuk ka ndodhur e njëjta kur artistët nga Beogradi vizituan Prishtinën. Ky është një detaj i vogël por shumë i rëndësishëm, ka theksuar ai.

Regjisori ka thënë se është i interesuar për jetën e zakonshme të njerëzve, nevojat, problemet, punët, vendimet, dhe ndryshimet në jetën e tyre. Ai i përdor detajet dhe momentet e tyre për të krijuar realitetin në filmat e tij.

Filmi i tij i fundit “Nothing to Nobody”, është filmi i parë në gjuhën boshnjake që transmetohet në Kosovë. Është ndryshe nga filmat e tij të tjerë sepse trajton një aspekt historik të shoqërisë tonë, ku fati i femrave është formësuar nga prindërit e tyre. Ky fenomen është ende prezent në disa vende të vogla rurale në Kosovë, dhe ky ishte një motiv i fortë për ta bërë këtë film.

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte thyerja e akullit mes dy vende, tha regjisori, i cili gjithashtu ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me regjisor serb në të ardhmen./Insajderi.com