“Një femër e mrekullueshme, jam unë”

“Një femër e mrekullueshme, jam unë”

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis me datë 6 mars organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 mars”, në librarinë Dukagjini në Prishtinë/Sheshi Nëna Terezë prej orës 19:00, shkruan Insajderi.

“Aktivist/e, artist/e e të gjithë qytetarët i ftojmë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave këtë vit me lexu për fuqinë e grave dhe fuqizimin e tyre. Çdo ditë është 8 mars, çdo ditë jemi këtu e çdo ditë duhet çmuar”, thuhet ne njoftimin e Artpolis.

Në këtë mbrëmje të poezisë do të takohëni me poetët Ilire Zajmi, Shpëtim Selmani & Nora Prekazi dhe artistet Melihate Qena, Anisa Ismaili, Denis Galushi, Qendresa Kajtazi & Daniela Markaj.

…prej harkut të thellë të shpinës,
nga dielli i buzëqeshjes sime,
përhedhja e gjoksit, a ndoshta,
nga hijeshia e stilit
Oh, jam kaq e jashtëzakonshme
Një femër e mrekullueshme
Jam unë.
– Maya Angelou

Ky aktivitet implementohet nga Artpolis dhe mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe cfd– Zvicër./ Insajderi.com

Posted by Artpolis – Art and Community on Thursday, 28 February 2019