Filmi “Bohemian Rhapsody” do të cenzurohet

Filmi “Bohemian Rhapsody” do të cenzurohet

Filmi mbi legjendën e muzikës, Freddie Mercury, ‘Bohemian Rhapsody’ do të censurohet. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se skenat që përfaqësojnë komunitetin LGBTI, do të largohen dhe nuk do të shfaqen në kinematë kineze.

Sipas HollyWood Reporter, skenat në të cilat Mercury (i luajtur nga Rami Malek) puth personazhe të tjerë meshkuj, do të prehen. Gjithashtu edhe skenat e përdorimit të drogës do të hiqen nga filmi i njohur që ka fituar pesë çmime Oscar.

Ndërkohë aktivistja e LGBTI, Gary Nunn deklaroi për The Guardian se filmi ishte frymëzues dhe një punë e bërë mirë.

Bohemian Rhapsody është një film autobiografik dedikuar jetës së këngëtatit britanik, Freddie Mercury.

Lideri i grupit Queen ndërroi jetë në vitin e largët të 1991. Aktori me origjinë egjiptiane Rami Malek që interpretoi legjendën e muzikës mori edhe çminin Oscar si aktori më i mirë mashkull.