“Ne bëjmë luftë, me qëllim që të jetojmë në paqe…”

“Ne bëjmë luftë, me qëllim që të jetojmë në paqe…”

“I vetmi dallim sot mes liberalëve dhe konservatorëve, është se liberalët shkojnë në meshë në orën pesë dhe konservatorët në orën tetë.” – Gabriel Garcia Marquez

“Atë që mendja e njeriut mund ta krijojë, karakteri i tij mund ta kontrollojë.” – Thomas Edison

“Kur bëhesh president, të bëhen gjithë ato ndere. Përshëndetja me 21 topa, gjithë ato gjëra. Duhet të mbash mend se nuk janë për ty, janë për Presidencën.” – Harry Truman

“Gjithmonë mos harro, të tjerët mund të të urrejnë – por ata që të urrejnë nuk fitojnë, nëse nuk i urren mbrapsht, dhe pastaj shkatërron veten.” – Richard Nixon

“Të gjejë gjithë mos-përsosmëritë e tij: kjo është përsosmëria e vërtetë e njeriut.” – Shën Agustini

“Jemi në luftë, ta hajë dreqi! Dikë do të na duhet ta ofendojmë!” – John Adams

“Rinia është e kollajtë të mashtrohet, sepse ajo nxiton gjithmonë të shpresojë.” – Aristoteli

“Ne bëjmë luftë, me qëllim që të jetojmë në paqe…” – Aristoteli

“Rrënjët e arsimit janë të hidhura, por frutet janë të ëmbla.” – Aristoteli

“Dihet mirë, paragjykimet janë më të vështirë të çrrënjosen nga zemra, dheu i të cilës nuk është pasuruar asnjëherë prej arsimit: ato rriten atje, të forta si barërat e këqija mes gurëve”. – Charlotte Bronte

“Atëherë kuptova se nuk kishte dallim mes njerëzve, në inteligjencë dhe në racë, kaq të thellë sa diferenca mes të sëmurëve dhe të shëndetshmeve.” – F. Scott Fitzgerald

“Ishte e pashmangshme: aroma e bajameve, gjithmonë i kujtonte atij fatin e dashurisë së pashpërblyer” – Gabriel Garcia Marquez./ Insajderi.com