Turizmi, Shqipëria prezantohet në panairin e Berlinit

Turizmi, Shqipëria prezantohet në panairin e Berlinit

Në qiellin berlinez, flamuri kuq e zi valvitet mes qindra të tjerëve. ITB ka tërhequr vëmendjen e më shumë se 100 mijë vizitorëve nga e gjithë bota këtë fillim pranvere. Në radhë njerëzit presin të shikojnë stendat e 180 vendeve, ku një hapësirë të konsiderueshme turistike zë edhe Shqipëria.

Jemi në panairin ndërkombëtar më të madh të turizmit që zhvillohet në Berlin; këtu ku takohen njerëz nga e gjithë bota dhe ku fatmirësisht Shqipëria është një nga vendet pjesëmarrëse”.

“Kishin shumë dëshirë që ta provonin vetë, disa prej tyre bënë foto duke më marrë jelekun brezoren”, thotë Arjeta Osmani, modele.

Jo vetëm videot që tregojnë pse duhet parë Shqipëria, por arsyeja pse ndalen të huajt para stendës sonë është edhe Amarildo, djali që pikturon me gishta.

“Kemi zgjedhur pjesën e bregdetit për të promovuar. Kanë ardhur duke më bërë foto, video”, thotë Amarildo Ruçi, piktor.

Turizmi dentar apo ai gastronomik janë disa pika të tjera të forta që i gjen në stendën shqiptare. Dhe ndaj,për hir të këtyre bukurive, 18 vjeçarja që studion në Gjermani për turizëm ecën në ndërtesën gjigande të panairit për t’u ndalur aty ku ka rrënjët e familjes me plane për të ardhmen.