
Për lexuesit e Insajderit, Libraria Artini propozon librin e javës nga autori Natsume Soseki “Kokoro”.
Asnjë koleksion i letërsisë japoneze nuk është i plotë pa “Kokoro”-n, romanin e fundit të autorit Natsume Sõseki, të cilin e përfundoi para se të vdiste, në vitin 1916. “Kokoro” – që do të thotë “zemër” – është historia e një miqësie delikate dhe prekëse midis dy personazheve pa emër, një djaloshi të ri dhe një burri në moshë, të cilin ai e quan “Sensei”.
I gjurmuar nga sekrete tragjike që e kanë mbuluar gjatë gjithë jetës së tij me një hije të rëndë, Sensei me kalimin e kohës arrin t’ia hapë zemrën nxënësit të ri, duke i rrëfyer hapur pjesë nga jeta e tij studentore që i kanë lënë një ndërgjegje të trazuar faji, duke zbuluar kështu hendekun e pakapërcyeshëm ndërmjet dhimbjes së tij morale dhe përpjekjeve të studentit për ta kuptuar atë, si dhe ndryshimin e thellë kulturor nga njëri brez në tjetrin, gjë që e karakterizonte Japoninë e fillimeve të shekullit XX.
***
“Kokoro” është një nga veprat më të dashura të prozës letrare së Sõsekit. Për here të parë është botuar në vitin 1914 Që nga ajo kohë është ribotuar dhjetra herë në Japoni dhe vazhdon të përkthehet edhe sot në gjuhë të ndryshme të botës.
Në këtë roman përshkruhet një student, i cili lë fshatin e përgjumur për herë të parë në jetën e tij, për të përjetuar “botën reale” të Tokës, grave dhe universitetit. Romani vjen në jetë në tensionin e thellë midis vlerësimit të humorit të gjallë të Sõseki-t dhe ndërgjegjësimit për pafajësinë e studentit, i cili arrin të depërtojë në jetën sociale dhe kulturore.
“Kokoro”, si vepër e rëndësishme, me ndjesi të holla, është vepra e një prej autorëve më të njohur të Japonisë. Kjo trilogji provokon mendimin, zbulon thelbin e vetmisë dhe qëndron si një hyrje nxitëse për letërsinë moderne japoneze./ Insajderi.com