Si të rrisësh një fëmijë pa i imponuar gjininë?

Si të rrisësh një fëmijë pa i imponuar gjininë?

Elliot Claire, Çfarë lloj emri është ai? Emër për vajza apo djem? Apo te dyja?

Prindërit e këtij fëmije, Elizabeth dhe Sean Scotten nga Oakland, California, ishin shumë të lumtur kur njerëzit nuk mund të dallonin gjininë e fëmijës së tyre nga emri që i kishin vënë, shkruan New York Times, përcjell Insajderi.

Ata donin që të rrisnin fëmijën e tyre, vajzë, me një ambient ku nuk imponohej gjinia nga emri, nga ngjyrat me të cilat rrethohet apo lodrat me të cilat luan. Në këtë mënyrë  fëmija mund të rritet si një vajzë, djalë, apo sidoqoftë që ai apo ajo ndihet rehat.

Kerry Hegg, pronarja e kompanisë Crate and Kids, dëgjoi disa nga preferencat e nënave që të mund të kishin produkte me të cilat do të dizajnonin dhomën e fëmijëve të tyre, në atë mënyrë që fëmijët të kishin hapësirë për të shprehur personalitetin e tyre.

Si përfundim prindërit zgjodhën një dizajn me libra si një dizajn uniseks i cili do t’i ndihmonte fëmijët të rriten në një ambient ku kanë më shumë liri të krijojnë karakterin e tyre.

“Fëmijët nuk e karakterizojnë gjininë e tyre deri në moshën 2 ose 3, ata nuk kanë dijeni për gjenitalet e tyre”- ka shpjeguar Harriet Tenenbaum, e cila studion identitetin gjinor në universitetin e Surrey në Angli.

Por fëmijët marrin disa shenja varësisht nga lodrat të cilat iu ofrohen, fjalët që dëgjojnë, librat që lexojnë dhe sjelljet që ata bëjnë në një fushë lojërash.

Ky është një princip universal. Një fëmijë i pavarur mund të shpreh gjininë kurdo apo sido që ajo zgjedh, nga liria që i ofrohet duke filluar që nga dhoma e gjumit./Insajderi.com