Ramë Lahaj performon për herë të parë në Maqedoni

Ramë Lahaj performon për herë të parë në Maqedoni

Ramë Lahaj, më 4 prill, do të mbajë koncertin e parë në Maqedoni, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar vet tenori kosovar, i cili ka treguar se do të performojë në kuadër të Festivalit Skena e Muzikës Serioze Shqiptare.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Për herë të parë do të jem në Shkup, Maqedoni, me miqtë e mi më të mirë të skenës ndërkombëtare në kuadër të festivalit Skena e Muzikës serioze shqiptare.  Koncerti do të mbahet në Operën e Shkupit me 4 prill në orën 19.30. Ndërkaq Masterclass për artistët e rinj do të mbahet po ashtu në Operën e Shkupit me 5 prill në orën 14.30”, ka shkruar ai.

Biletat për këtë koncert mund t’i gjeni në https://mktickets.mk/ duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme, respektivisht 25 mars./ Insajderi.com