Robert Berisha si fenomen – “Ekspertiza” flet për të

Robert Berisha si fenomen – “Ekspertiza” flet për të

Akademikët e “Ekspertizës”, folën për Robert Berishën si fenomen, ndonëse njëri nga ta nuk ka dëgjuar kurrë për të.

Roberti, sipas tyre është tip i së nesërmes, sepse ai është gjithmonë një ditë më përpara.

Roberti ka shkruar edhe roman që flet për cilësinë e meshkujve dhe të femrave. Akademikëve ju ka pëlqyer shumë dhe thonë që është shumë mirë që e ka bërë këtë libër, pasi që, tregu ka nevojë për këtë lloj libri.

Roberti ka qenë i bukur si vajzë, nuk mund ta dallonim nga vajzat e kushërinjve.

Roberti është tip i këndshëm, ia hanë femrat, këngëtarët, kryetarët e komunave e tjetër gjë është që është pa zhanër.

Këto janë disa nga gjërat që janë folur rreth Robert Berishës, në emisionin e fundit të “Ekspertizës”.

Emisionin mund ta gjeni në linkun më poshtë ndërsa “Ekspertiza” vjen çdo të premte në Gjirafa Video./ Insajderi.com