‘Mijëvjeçari’ pa fëmijë – ja pse gratë nuk duan të bëhen nëna

‘Mijëvjeçari’ pa fëmijë – ja pse gratë nuk duan të bëhen nëna

A jeni  shtatzënë ? A nuk i doni fëmijët?  Epo është ndryshe nëse është fëmija juaj. Të jesh një prind është puna më e rëndësishme në botë. Çka nëse prindërit tuaj do të kishin vendosur mos të të sillnin në jetë? Dhe meqë po flasim për prindërit tanë, a nuk do të ishte mizore t’i mohonim atyre  të drejtën e të pasurit nipër? Kush do të kujdeset për ty kur të plakesh? Ti thjeshtë mendon  se nuk do fëmijë vetëm se je e re, mirëpo ora juaj biologjike po ec. Çka nëse fëmija juaj do të shëroj kancerin?

Të gjitha këto pyetje janë fraza klishe të cilat prindërit i përdorin  për të bindur personat të cilët nuk kanë fëmijë që vendimi i tyre është i gabuar, dhe se ata po i shmangen detyrës së tyre sociale duke mos u  riprodhuar, shkruan Insajderi.

Studimet e shumta sociologjike kanë gjetur se mungesa e fëmijës në mënyrë vullnetare shkakton përbuzje të menjëhershme dhe një zemërim moral madje edhe nga të panjohurit.

Turpi nuk njeh racë, fe, gjini, apo kufi.

Hulumtimet kanë  gjetur gjykime të ngjashme negative të të rriturve pa fëmijë, kudo që nga India në Itali deri në Izrael.

Nëse keni probleme për të imagjinuar armiqësinë që shkakton kjo, vetëm mund të  kërkoni në Google “ mijëvjeçari pa fëmijë”.

Ende rata e lindjes në Amerikë vazhdon të bie. Dhe në kundërshtim me hipoteza të caktuara, personat që në mënyrë vullnetare nuk kanë fëmijë duket se rrallë pendohen për zgjedhjet e tyre.

Personat pa fëmijë konsiderojnë probleme më të mëdha se urrejtja ndaj fëmijëve, autonomisë së trupit apo financat e tyre.

Shqetësimet e tyre fillojnë nga ekonomia, në politikë e deri në klimë.

“Në kemi 12 vjet deri sa planeti të kthehet në një tmerr apokaliptik”- ka thënë Justine, një pjesëtare e një komuniteti grash pa fëmijë.

“Ne nuk ishim aq me fat sa prindërit tanë, dhe ata nuk e kanë idenë se sa vështirë është për ne të përshtatemi e mbijetojmë me këtë ritëm të jetës”, ka shtuar ajo.

Këta persona e dinë se janë në sy të keq  të shoqërisë duke e shkëmbyer traditën me interesa vetjak.

Aktivistët kanë qenë duke e sfiduar tabunë e lirisë pa fëmijë që nga fillimet e viteve të 70-ta, kur erdhi vala e dytë e feminizmit (e cila u përqendrua në çështjen e qendrës së familjes, si të drejtat e riprodhimit, barazia në vendin e punës, dhe përdhunimi martesor), interesa të cilat u përplasën me shqetësimet e mbipopullimit të tepërt.

Në vitin 1972 gazetari Ellen Peck themeloi Organizatën Kombëtare për jo- prindërit me një qëllim për t’i treguar njerëzve se prindësia është zgjedhje dhe jo një kapitull i detyrueshëm i jetës.

Shumë gra kanë treguar se kur ato kanë shprehur dëshirën për tu sterilizuar, doktorët nuk e kanë bërë atë duke i thënë se ju ndoshta do të ndërroni mendje.

Vendimi i grave për të mos pasur fëmijë është duke u bërë edhe një shqetësim nacionalist, pasi njerëzit po shqetësohen se nuk do të ketë mjaftueshëm njerëz për të paguar taksat apo për të mbrojtur kufijtë e një vendi.

Por realiteti i ashpër i këtij mijëvjeçari bie në shpatullat e shumë grave.

“Unë diplomova dhe morra licencë, por nuk arrita të gjej punë më pas. Kam qenë e papunësuar për vite të tëra. Më në fund gjeta një punë në transkriptim mjekësor, por edhe kjo shpejt do të shuhet falë teknologjisë. Sjellja e një fëmije në jetë do të ishte një çmenduri edhe nëse do të doja”- ka shtuar Justine.

Ka shumë arsye pse gratë vendosin të mos kenë fëmijë.

Politikat e reja luajnë një rol të madh gjithashtu.

Një përqindje shumë e madhe e nënave nuk e marrin mbështetjen e duhur në punë, si pushimin e paguar të lehonisë dhe shumica e  tyre shqetësohen më sulm në të ardhmen e shtetit dhe prodhimi nuk është  një mënyrë për të kontribuar në këtë çështje./Insajderi.com