‘Netflix’ njofton se është në bisedime për ta blerë kinemanë “Egyptian Theatre”, një prej shtëpive historike të filmave, e cila gjendet në zemër të Hollywoodit" />

‘Netflix’, në negociata për ta blerë kinemanë “Egyptian Theatre”

‘Netflix’, në negociata për ta blerë kinemanë “Egyptian Theatre”

‘Netflix’ njofton se është në bisedime për ta blerë kinemanë “Egyptian Theatre”, një prej shtëpive historike të filmave, e cila gjendet në zemër të Hollywoodit.

Platforma më e madhe digjitale në botë, e cila po e dominon tregun me shërbimet e veta, planifikon që këtë hapësirë ta shfrytëzojë për organizimin e premierave të filmave që i prodhon.

Në vend të kësaj, Netflix kishte vendosur t’i shfaqë filmat online në të njëjtën ditë ose vetëm disa ditë pasi që filmat shfaqeshin në ekran të madh.

Kinemaja “Egyptian Theatre” u hap në vitin 1922 me premierën e parë të filmit në histori, që ishte filmi “Robin Hood” me aktor Douglas Fairbanks-in.