The New York Times: Gangsteri shqiptar në një film për krimin dhe dhunën

The New York Times: Gangsteri shqiptar në një film për krimin dhe dhunën

Do të ishte një zgjedhje e zgjuar për ata që jetojnë në pjesë të caktuara të Bronksit t’i referoheshin djalit muskuloz dhe me tattoo, John Rezaj-t thjesht duke e quajtur “John”, ose duke përdorur inicialet “J.R”.

Në rastet kur duhet t’i drejtoheshe me admirim për bëmat e tij në jetën e natës, mund ta quaje edhe “Albanian Keith Richards”. Në asnjë rast ai nuk do të dëshironte të quhej “Një gangster shqiptar”.

Rezaj, 49-vjeçari shqiptar që rrjedh prej një familjeje emigrante, e cila e la Shqipërinë kur ai ishte ende fëmijë, ka miq dhe bashkëpuntorë prej të gjithë qarqeve shoqërore, disa prej të cilëve nuk janë dhe aq të kujdesshëm ndaj ligjeve.  Në vitin 2016, ai pati kënaqësinë të ndihmonte një regjisor të ri, i cili donte të mësonte më shumë për gangsterët shqiptarë.

Të dy ata u takuan shpesh në bare që njihen si të shqiptarëve, ku John Rezaj së bashku me të pranishëm të tjerë flisnin për kohët e vjetra. Këto biseda e ndihmuan regjisorin Matthew A. Brown, të niste krijimin e një historie imagjinare rreth gangsterëve shqiptarë. Një ditë, Zoti. Brown i bëri një pyetje të drejtëpërdrejtë Rezaj-t: Do të dëshiroje të luaje rolin kryesor?

Tashmë filmi ka përfunduar dhe ka nisur të bëjë xhiron e festivaleve, edhe pse mbështetësit e tij po kërkojnë ende për një distributor. Ylli i këtij filmi, i cili nuk është trajnuar asnjëherë në fushën e aktrimit dhe e ka shpenzuar pjesën më të madhe të jetës së tij si i rritur duke shmangur qendrën e vëmendjes dhe ditën gjithashtu, e ka gjetur veten mes njerëzve në industrinë e filmit, duke bërë foto selfie me bashkatdhetarë që kanë dëgjuar rreth këtij filmi.

“Ajo që më është kërkuar të bëj më vjen tepër natyrshëm”, tha John Rezaj gjatë një pasditeje në një bar teksa shoqëronte konjakun me një cigare, në pjesën e Parkut Morris të Bronksit. “Unë u rrita në një parajsë gangsterash”, vijon ai të rrëfejë për jetën e tij.

Adhuruesit e tij shqiptarë, nuk janë të vetmit që po shikojnë filmin.  Në festivalin e pavarur të filmit “Method Fest”, në Beverly Hills të Kalifornisë, gjatë muajit të shkuar, çmimi “John Garfield” për aktorin më të mirë do të ndahej midis dy fituesve. Njëri ishte Ethan Hawke, i cili luante në filmin “Stockholm” dhe tjetri i cili po priste me dyshim nëse emri i tij do të shqiptohej, ishte John Rezaj. Të dy ndanë së bashku suksesin duke fituar këtë çmim, përkthen nga The New York Times.