“Jam i lumtur që mbas 30 vjetëve gjendem në Shkodër, në qytetin ku kam kaluar vitet e para të fëmijërisë sime, rrënjët kishin qenë të t" />

Kur Bekim Fehmi vizitoi Shqipërinë

Kur Bekim Fehmi vizitoi Shqipërinë

“Jam i lumtur që mbas 30 vjetëve gjendem në Shkodër, në qytetin ku kam kaluar vitet e para të fëmijërisë sime, rrënjët kishin qenë të thella dhe të pashpërngulta”. Kështu do të shprehej Bekim Fehmiu, para qindra spektatorëve që kishin ardhur për ta përshëndetur në Teatrin Migjeni në Shkodër. Ishte viti 1972, dhe ikona e teatrit shqip bëri vizitën e tij të parë në Shqipëri. I veshur me kostum, me portretin ku dallohet balli i lartë, Bekim Fehmiu nuk e fsheh në fytyrë lumturinë e kësaj vizite. Ai shoqërohet nga Serafin Fanko, i cili në foto duket tepër i ri.

Më tej, në foto, dallohen personazhe të njohur të teatrit të Shkodrës, si Jovan Vojushi, ish drejtori i Teatrit Migjeni, Ymer Bala, Gjosho Vasija,Isa Alibali,Katerina Biga, Kol Kaftalli, Elez Kadrija, Vjoleta Sekuj,Donika Franja, Antoneta Fishta, etj. Fotot e bëra publike nga Teatri Migjeni, tregojnë për herë të parë me figurë, një vizitë shumë të komentuar në media. Vizita e aktorit që jetonte në Beograd do të ngrinte në këmbë gjithë shtetin komunist. Aktori vizitoi e qytete të tjera si Kruja, Gjirokastra, Durrësi,Saranda e Gjirokastra.

Vetë aktori ka rrëfyer historinë e kësaj vizite në librin me kujtime “Shkëlqim dhe tmerr”, botuar në Beograd në vitin 2002. I ftuar nga Kinostudio, Bekim Fehmiu qëndroi në Shqipëri prej datës 20 prill deri më 4 maj. Axhenda e tij ka qenë mjaft e ngjeshur, duke organizuar së pari, një pritje në drejtorinë e Kinostudios, mbas takimit vizitoi disa reparte të Kinostudios, si dhe asistoi në sheshin e xhirimit të një filmi artistik.

Ndërsa vizitat nëpër Shqipëri janë bërë në Krujë, në muzeun e kalasë; Gjirokastër, në shtëpinë muze të Enver Hoxhës, në Muzeun e Armëve dhe nëpër qytet, më pas është bërë shikimi i shfaqjes “Shtëpia në bulevard”, interpretuar nga teatri profesionist i Gjirokastrës; gjithashtu ka vizituar Sarandën, Butrintin dhe Vlorën.

Në Fier vizitoi Azotikun dhe Apoloninë. Vizitë në Shkodër, në Uzinën e Telave dhe në Vaun e Dejës. Takim dhe bisedë me aktorët e teatrit “Migjeni” dhe vizitë në shtëpinë e gruas së Bajram Currit. Asistoi në paradën e 1 Majit. Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd, më 15 qershor 2010.