“Mos rrnoni ma si hije, mos rrini ma pa dritë – mos fleni mos i leni, hi syve me ju qit”

“Mos rrnoni ma si hije, mos rrini ma pa dritë – mos fleni mos i leni, hi syve me ju qit”

Troja është bendi, mendimin e të cilit dëshirojnë ta dëgjojnë shumë njerëz.

Se politika është një kurth, “Troja” e dëshmon me këngët që janë bërë himne kundër anomalive që ngarkojnë qytetarin. Në këngët e tyre secili e gjen veten dhe përmes saj shfaq mllefin, rebelimin dhe pakënaqësinë me realitetin ku jetojmë. Rokerët e ndryshuan botën. Ata dëshmuan se artisti nuk është produkt i shkollës, por i shpirtit. Ata e barazuan individin me institucionin, ishin forca shtytëse e ndryshimeve më të mëdha shoqërore të shekullit XX.

“Mbretëresha kohë” është një ndër këngët më të pëlqyera nga fansat e grupit ‘Troja’.

Më poshtë po sjellim të plotë tekstin e saj:

Mbretnesha kohè dje boll mir na tregoj,
tha neser per neve shum ftoft ka me kan ,
nese t’bardhen prej te zezes na sot nuk dina me nda,
tha neser as shiu nuk munet me na lag..

Mbretnesha kohè dje boll mire na tregoj,
tha neser per neve ndryshe ka me kan ,
nese nyjen para syve na sot nuk dojna me zgidh
tha neser kjo nyje n’fyt ka me na u lidh..

Mos rrnoni ma si hije,
mos rrini ma pa drit,
mos fleni mos i leni,
hi syve me ju qit.
Mos leni ma me ndodh,
qysh ka ndodh deri tash,
mos fleni mos i leni,
se koha nuk kthehet mbrapsht..

Mos rrnoni ma si hije,
mos rrini ma pa drit,
mos fleni mos i leni,
hi syve me ju qit.
Mos leni ma me ndodh,
qysh ka ndodh deri tash,
mos fleni mos i leni,
se koha nuk kthehet mbrapsht..